Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi strukturën e tregut të sigurimeve në Shqipëri. Raporti bazohet në të dhënat e AMF (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare).
Tregu i sigurimeve është një pjesë tepër e rëndësishme e sistemit financiar. Në të përfshihen shoqëritë private dhe shtetërore të cilat realizojnë procesin e sigurimit të individëve apo bizneseve. Për të përfituar nga ky shërbim individët dhe bizneset paguajnë prime sigurimi për t’u mbrojtur nga një ngjarje specifike, dhe në rast të ndodhjes së ngjarjes, përfitojnë një shumë të caktuar që në fillim nga kontrata me shoqërinë e sigurimit.
Sigurimi i jetës, i ofrohet individëve dhe në rast të vdekjes së tyre një individ tjetër i përcaktuar nga i siguruari përfiton një shumë sipas kontratës.
Sigurimi i jo-jetës përfshin gjithë shërbimet e sigurimit të cilat nuk përfshihen në sigurimin e jetës (si sigurimi i pasurive të paluajtshme, sigurimi i shëndetit, i automjeteve etj).
Deri më datë 31/12/2010 tregu i sigurimeve të jetës dhe jo-jetës në Shqipëri përbëhet nga 10 shoqëritë e mëposhtme:
Burimi: AMF
*Të dhëna deri më datë 31/12/2010
**Origjina e kapitalit tregon se nga cili vend eshte kapitali kryesor
Komentet dhe Analiza: ODA
Nga shoqëritë e sigurimeve, INSIG është e vetmja me kapital shtetëror, ndërsa shoqëritë e tjera kanë kapital privat.
Përsa i përket origjinës së kapitalit, 4 nga shoqëritë kanë shumicën e kapitalit të huaj.
Gjatë vitit 2010, në tregun shqiptar të sigurimeve u shfaq interesi për blerjen e aksioneve nga shoqëri të huaja financiare. Për sa më sipër, në nëntor të 2010, AMF miratoi pjesëmarrjen influencuese të aksionarit “Wiener Staditsche Versicherung AG Vienna Insurance Group” në masën 75% + 1 aksion në shoqërinë e sigurimit “Interalbanian” sh.a. Aktualisht, Vienna Insurance Group ka kontroll në masën 87% + 1 edhe tek shoqëria e sigurimit “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a. Gjithashtu, shoqëria sllovene e sigurimeve “Zavarovalnica Triglav” d.d në bazë të marrëveshjes me shoqërinë e sigurimit “Albsig” sh.a bleu 9,9% të kapitalit aksionar të kësaj shoqërie .
Për matjen e peshës në treg që ka një shoqëri sigurimi ka disa mënyra, por më e thjeshta është matja e vlerës së primeve që ka përfituar kjo shoqëri gjatë një viti. Gjatë 2011 (deri ne muajin prill), vlera e primeve dhe pjesa e tregut që zotëron secila nga shoqëritë e sigurimeve paraqitet sipas grafikut:
Burimi: AMF
Komentet dhe Analiza: ODA
Në 2011, në tregun e sigurimit të jo-jetës, peshën më të madhe në treg e ka Sigal (36%), e ndjekur nga Sigma (13%), dhe INSIG (10%), ndërsa pjesa tjetër është e ndarë thuajse në mënyrë të barabartë midis shoqërive të tjera. Krahasuar me 2004, Sigal zotëronte 31% të tregut, Sigma 27% dhe INSIG 17%. Pra gjatë 7 viteve të fundit, Sigal ka fituar treg, në sigurimin e jo-jetës, ndërsa Sigma dhe INSIG kanë humbur respektivisht 14% dhe 7%.
Ndërkohë në tregun e sigurimit të jetës, peshën kryesore e zë SIGAL Life (49%), e ndjekur nga Sicred (29%) dhe INSIG (22%). Në këtë treg, në 2004, INSIG zotëronte rreth 96% të tregut (pra në 7 vjet INSIG ka humbur rreth 74% të tregut).
Tregu i sigurimeve është shumë i rëndësishëm sepse lejon kalimin e rreziqeve nga një palë tek një tjetër. Pra individët dhe bizneset që nuk duan të mbajnë rrezik, mund t’ja kalojnë atë një shoqërie sigurimi. Ky është një funksion thelbësor për funksionimin e mirë të një tregu ekonomik dhe financiar në një ve
Komente dhe Analiza: Open Data AlbaniaKontribuoi: R.E