Kështu nëse në vitin 1990 shënohen njëzete tetëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e dy martesa në vitin e fundit objekt hulumtimi numër është ulur ndjeshëm me vetëm njëzet e një mijë e dyqind e nëntëdhjetë martesa.
Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA
Në raport të zhdrejtë numri i divorceve prej dymijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë i shënuar në vitin 1990 ka ardhur në rritje dhe në 2008-ën është tre mijë e gjashtëqind e dhjetë divorce.
Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA
Ndërkohë një indikator që tregon ndryshim të sjelljes sociale në vendin tonë është edhe raporti i martesave për njëqindmijë banorë. Në vitin 1990, për njëqindmijë banorë realizoheshin 8.9 martesa, në vitin 2000 ky indikator është 6.7.
Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA
Po të shikohet me kujdes numri i divorceve që kryhen për çdo njëqind martesa konstatojmë se në total shoqëria shqiptare ka nivel të lartë divorcesh duke shënuar tashmë një tjetër etapë në modelin social të saj. Në vitin 2008 për çdo njëqind martesa që realizohen shtatëmbëdhjetë të tjera përfundojnë në divorce.
Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA
Kontribuoi: Aranita Brahaj