Shpenzimet për paga është një ndër zërat kryesor që financohen nga Buxheti i Shtetit. Së bashku me shpenzimet për sigurimet shoqërore, ato përbëjnë koston e punës për mbajtjen dhe funksionimin e institucioneve qëndrore në vend. ODA ka kryer një hulumtim mbi fondet e shpërndara nga Buxheti Shtetit për pagat në total dhe strukturën e  tyre sipas institucioneve qëndrore. Në shqyrtim është marrë vetëm zëri “paga – kapitulli 600” dhe në përllogartije nuk janë përfshirë sigurimet shoqërore që paguan shteti si punëdhënës.
 


Burimi: Minsitria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Sic mund të vërehet edhe nga grafiku, shpenzimet për paga kanë ardhur kryesisht duke u rritur, sidomos në vitet 2006-2008. 2008-a shënon vitin me rritjen më të lartë, rreth 16% më shumë se sa në 2007-n, ndërkohë që viti pasardhës karakterizohet nga një rënie e ndjeshme në fondin e pagave, 8% më pak se sa një vit më parë.

Ndikimin kryesor në këtë trend e dha ndryshimi i mënyrës së financimit të sektorit të shëndetësisë, pasi që prej vitit 2009, ISKSH u bë përgjegjëse për ofrimin e shërbimit të kujdesit shëndetësor dytësor . Kjo bëri që pjesa më e madhe e fondit për paga për mjekët të mos alokohet drejtpërsëdrejti nga Ministria e Shëndetësisë, por të jepet në formën e transfertës për ISKSH-në.

Në vitin 2010 rikthehet trendi rritës i shpenzimeve për paga, të parashikuara në nivelin 9% më shumë se sa në 2009-n, ndërkohë që Buxheti 2012 e gjen fondin për paga pak a shumë në të njëjtat nivele si në vitin 2011, edhe pse me një zë për “Politikat e reja të pagave” rreth 33% më të ulët se sa në Buxhetin 2011.

Te dhenat paraqiten te permbledhura ne tabelen dinamike me poshte:


Burimi: Minsitria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Shenime:

Të dhënat për vitet 2006, 2007, 2009, 2010, 2011, 2012 i përkasin Buxhetit Fillestar të  miratuar nga Kuvendi
Të dhënat e vitit 2008  i përkasin Buxhetit pas Aktit Normativ
Që prej vitit 2007 ISKSH ishte përgjegjëse për ofrimin e shërbimit të Kujdesit Parësor