Të ardhurat nga Pushteti Lokal (PL) janë një ndër tre kategoritë e seksionit Të të ardhurave tatimore në Buxhetin e Konsoliduar. Pavarësisht se Të ardhurat tatimore sigurojnë rreth 90% të Të ardhurave totale të Buxhetit, të ardhurat nga Pushteti Lokal kanë një peshë relativisht të vogël dhe kontribuojnë me një normë modeste si në të ardhurat tatimore, ashtu edhe në të ardhurat totale.
 


Burimi: Ministria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Për periudhën 2000-2010, e cila iu referohet të dhënave faktike, Të ardhurat nga Pushteti Lokal përbëjnë mesatarisht 4.6% të të ardhurave tatimore dhe rreth 4% të të ardhurave totale të Buxhetit të Konsoliduar. Viti 2005, i cili ishte edhe viti me të ardhurat më të larta nga PL, shënon % më të lartë ndaj Të ardhurave totale, me rreth 5.9%. Pas këtij viti, ky indikator ka pësuar rënie të vazhdueshme deri në 2007-n dhe pavarësisht përpjekjeve për t’u përmirësuar në vitet 2008-2009, në 2010-n ai shënoi kontributin më të ulët të Të ardhurave nga PL në Totalin e të ardhurave të Buxhetit që prej vitit 2002. 

Rol të vecantë në shpjegimin e këtyre treguesve merr ecuria e Të ardhurave nga PL dhe e Të ardhurave tatimore apo e Të ardhurave totale ndër vite. Kështu, në vitet 2000-2005, Të ardhurat nga PL kanë pasur një rritje mesatare rreth 34% në vit, ndërsa Të ardhurat tatimore dhe totale janë rritur përkatësisht me rreth 12% dhe 9.3%. Kjo bëri që në këtë periudhë, të dy indiaktorët të ishin në rritje. Ndërkohë, në vitet 2006-2010, ndërsa Të ardhurat tatimore dhe Të ardhurat totale ruajtën nivelin e tyre të rritjes përkatësisht në kufijt 9.5% dhe 9.8%, Të ardhurat nga Pushteti Lokal patën një mesatare rritjeje prej vetëm 0.56%.


Burimi: Ministria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Parashikimi në Buxhetin e Rishikuar 2011 favorizon një rritje të të dy treguesve, por Buxheti 2012, i cili shoqërohet me një ulje të Të ardhurave nga Pushteti Lokal, shpie në një rënie paralele të tyre. Megjithatë, parashikimi në Buxhetin 2012 të Të ardhurave nga PL në nivelin 4.11% të Të ardhurave totale, bazuar në kritikat e marra për nivel të lartë programimi të “Të ardhurave nga taksa e ndërtimit” për shkak të pezullimit të lejeve të ndërtimit deri në miratimin e planeve rregulluese të qyteteve, paraqitet si një shënjestër sfiduese për mbledhjen dhe realizimin e të ardhurave nga Pushteti Lokal brenda kësaj norme.

 Te dhenat paraqiten te permbledhura ne tabelen dinamike me poshte:


Burimi: Ministria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Shenim

Te dhenat per vitet 2000-2010 i perkasin realizimit faktik
* Te dhenat e vitit 2011 i perkasin Buxhetit te Rishikuar
* *Te dhenat e vitit 2012 i perkasin Buxhetit te vitit 2012