Më 20 Dhjetor 2011, Open Data Albania ka kënaqësinë të ftojë qytetarë, të rinj apo profesionist të fushave të ndryshme, aktivist të lëvizjeve qytetare, student dhe nxënës, inovatorë dhe kërkues social behuni pjesmarrës në këtë ngjarje. Kjo është një festë e shumë kryeqyteteve botërore dhe për herë të parë vjen edhe në Shqipëri. Fokusi kryesor në Open DataThon Albania këtë vit do të jenë studentët.
Çfarë është një Open Datathon (Hackathon)?
Termi botëror është “Hackathon””, nje bashkim i termave Hack+Marathon.
Një Hackathon, i njohur gjithashtu si Open Datathon, është një grumbullim aktivistësh me qëllim hulumtimin e të dhënave publike. Në këto takime qytetarët kërkojnë dhe botojnë të dhëna që nuk janë evidente por që ndikojnë shoqërinë ku jetojmë.
Botimi i këtyre të dhënave tentohet të bëhet duke përdorur shembuj grafikë (aplikime, mashups, harta vizuale) për t’i bërë këto të dhëna më të kuptueshme nga cdokush.
Duke marrë parasysh negativizmin që përmban termi Hack në gjuhën tonë, do i referohemi këtij aktiviteti si Open Datathon Albania.
A mund të marrë pjesë kushdo tek Open Datathon Albania?
Çdokush mund të marrë pjesë në këtë aktivitet. 
Nëse keni një ide për përdorimin e të dhënave të hapura (open data), dëshironi të kontribuoni në një projekt që e gjeni me interes, ose thjesht dëshironi të mësoni çfarë po ndodh, atëherë jeni të mirëpritur në Open Datathon. Nuk ka rëndësi profili juaj personal, do të kete mundësi për të gjithë për të mësuar dhe për të ndihmuar komunitetin të rritet.
Programues
Një kontribut të theksuar në këtë ngjarje mund të japin në mënyrë të vecante zhvilluesit që mund t’i transferojnë ato mijëra rekorde me të dhëna pakuptim në diçka fantastike, me kuptim dhe impakt shoqëror. Kjo do të thotë që çdo aplikim që mund të vizualizojë, njoftojë, integrojë etj., do të ndihmojë shumë në rezultatin e kësaj Open Datathon.
Dizenjuesit, programuesit në flash
Njerëz që krijojnë prezantime të mrekullueshme, intuitive dhe që transmetojnë dituri… mund të jenë qendra e vëmendjes në aktivitete të ngjashme.
Arkivues, të interesuar në bibloteka dixhitale
Ata njerëz që duan të ruajnë dhe përcjellin dijen, ata që e vlerësojne trashëgimine kulturore janë themeli më i fortë i shoqërive moderne. Të dhënat e hapura nuk janë vetem për statistika ekonomike, por për çdo informacion me impakt shoqëror, Open Data Fest kushton vëmendje dhe interes absolut dhe ndaj kësaj kategorie.
Çfarë aplikimesh mund te shkruajmë?
Mirëpriten dhe aplikime tepër të thjeshtë të cilët japin një përshkrim vizual të një situate të caktuar. Shembuj: 
• Luhatja e borxhit të shtetit tonë në një graf që tregon rrezikun ose sigurinë e politikave fiskale; 
• Plazhet më të ndotur dhe ato më të pastra të vendosura në një hartë;
• Shpërndarja e Shqipërisë në grupmosha dhe impakti në skemat e sigurimeve shoqërore
e shumë e shumë ide të tjera. 
Puna në grup apo individuale?
Mund të bashkëpunoni në grup ose individualisht, por sugjerojmë që të punohet në grupe të vogla ku të ketë një dizenjues/programues + një student ekonomiku/gazetarie. Puna në grupe të tilla do ngrinte cilësinë e produkteve të cdo grupi dhe do krijonte një eksperiencë interesante pune ndërmjet disiplinave të ndryshme.
Kjo është hera e parë që një aktivitet i tillë organizohet në Shqipëri por aktivitete të ngjashme zhvillohen cdo vit në vende të ndryshme të botës. Një skedar me disa shembuj mund ta gjeni tek kjo lidhje por sigurisht ne mirëpresim idetë origjinale.