Open Data Albania ka hulumtuar mbi totalin e shkollave dhe institucioneve jo-publike të sistemit parauniversitar dhe shtrirjen e tyre në rrethe. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në 27 rrethe funksionojnë 580 shkolla dhe institucione arsimore jo-publike parauniversitare.

Rrethi me më shumë shkolla dhe institucione arsimore jo-publike parauniversitare është Tirana. Në Tiranë funksionojnë  254 institucione arsimore jo-publike parauniversitare ose 43.79% e totalit të shkollave në vend.


Burimi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Drejtoria e Zhvillimit të Arsimit Jo-Publik

Sipas të dhënave zyrtare të MASH pas Tiranës rrethi i dytë me numrin më të madh të institucioneve arsimore jo-publike parauniversitare është Elbasani me 53 ose 9.1% të totalit në shkallë vendi. Në  rrethin e Durrësit funsionojnë 47 institucione ose 8.1% të totalit të institucioneve arsimore jo-publike parauniversitare në vend, ndërsa në rrethin e Vlorës 42 institucione ose 7.2% të totalit në shkallë vendi.


Burimi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Drejtoria e Zhvillimit të Arsimit Jo-Publik

Sipas të dhënave zyrtare të MASH  rrethe  si  Bulqiza  , Dibra, Kolonja, Librazhdi, Mirdita, Përmeti, Puka, Skrapari, Tepelena nuk kanë te regjistruar institucine arsimore jo-publike parauniversitare.                           


Burimi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Drejtoria e Zhvillimit të Arsimit Jo-Publik

Kontribuoi: Dhurata Milori