Refugjatët janë ata individë që kanë aplikuar dhe kanë marrë Status të Refugjatit në territorin e një shteti të caktuar. Kërkesat për azil dhe Status të Refugjatit janë të përcaktuara në Konventa dhe Protokolle të njohura në rang ndërkombëtar nga vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin e personave që janë larguar nga Shqipëria dhe kanë fituar Statusin e Refugjatit në një shtet tjetër, refugjatë me vendorigjinë Republikën e Shqipërisë. Ky hulumtim përmban të dhëna statistikore për vitet 1990-2010. 

Në këto dy dekada Shqipëria ka qënë në mënyrë të vijueshme vend origjine për dhjetra refugjatë shqiptar. Në këtë hulumtim nuk përfshihen individët që nuk  kanë aplikuar ose nuk e kanë fituar këtë status. Gjithashtu janë të përjashtuar në hulumtimin statistikor edhe ato shtetas shqiptar që kanë fituar të drejtën e azilit në një shtet të huaj.


Burimi: Banka Boterore
Komente dhe analiza: ODA

Vitet me numrin më të ulët të personave larguar nga Republika e Shqipërisë dhe që kanë fituar Status  Refugjati në një shtet të huaj janë viti 1990 me 1,822 individ, viti 1991 me 3,540 dhe viti 1999, me 4,325 persona. 

E kundërta është për refugjatët e ardhur në Shqipëri gjatë  vitit 1999, ku u shënua maximum për këtë kategori. Vitet në vazhdim shënojnë rritje të numrit  të shtetasve shqiptar që aplikojnë për Statusin e Refugjatit në vende të huaja.


Burimi: Banka Boterore
Komente dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Eni Didi