Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi mbështetjen financiare që ka dhënë Buxheti i Shtetit për “Ish të përndjekurit politikë” që nga viti 2005, në vlerë totale dhe si përqindje ndaj PBB-së. Për këtë arsye u morën në shqyrtim Tabelat Fiskale të Buxhetit të Konsoliduar, njohur si Tabela nr.6 e Ligjit të Buxhetit, në të cilën fondet për këtë kategori zënë një vend të veçantë në seksionin e Shpenzimeve Totale.

Për të plotësuar akoma më shumë analizën, u studiua jo vetëm Buxheti Fillestar i miratuar për çdo vit, por për vitet në të cilat mund të siguroheshin të dhënat, u morën parasysh edhe Buxheti Shtesë, Buxheti i Rishikuar, Akti Normativ i Buxhetit dhe Buxheti Faktik. 2005-a është viti i parë në të cilin fondet për “Ish të përndjekurit politikë” dalin si zë mënjanë në buxhet. Gjatë këtij viti, shuma e parashikuar ishte 260 milionë lekë apo rreth 0.028% e PBB-së.

Vihet re se me kalimin e viteve, shuma e parashikuar ka ardhur përgjithësisht në rritje, për të arritur kulmin në vitin 2009. Kështu, gjatë vitit 2006, mbështetja e buxhetit për këtë kategori u rrit me 53% krahasuar me vitin 2005 dhe në të njëjtat nivele ngeli edhe gjatë vitit 2007.  2008-a ishte viti i cili shënon një rritje të theksuar të fondeve, duke shkuar në rreth 0.1% të PBB-së.

Viti 2009 vijon këtë rritje, me dyfishim të mëtejshëm të fondeve duke arritur në vlerën 2 miliardë lekë apo 0.173% të  PBB-së.  Rritja e shpenzimeve buxhetore gjatë 2009-s si pasojë e të ardhurave nga privatizimi i OSSH-së, bëri që fondet e parashikuara për “Ish të përndjekurit politikë” të shkonin në 3.17 miliardë, shifra më e lartë e dhënë ndonjëherë nga buxheti për këtë kategori.

Pas këtij momenti, vihet re një konstante në nivelin e buxhetuar prej 2 miliardë lekësh për vitet 2010 dhe 2011, ndonëse Shpenzimet Totale të buxhetit ishin në rritje. Viti 2012 shënon një rënie prej 15% të financimit , duke e çuar mbështetjen për “Ish të përndjekurit politik” në 0.122% të PBB-së, niveli më i ulët që prej vitit 2008. Megjithatë, pavarësisht mbështetjes në rritje të Buxhetit Fillestar gjatë viteve 2005-2009, realizimi faktik i tyre nuk ka qenë në nivelin 100%. Kështu, realizimi faktik deri në muajin nëntor për vitin 2007, ishte  50% apo 200 milionë lekë nga 400 milionë që ishin parashikuar në fillim të vitit.

Në tabelën fiskale që i referohet të dhënave faktike për 12 muajt për vitin 2007, zëri për “Ish të përndjekurit politikë” nuk shfaqet , duke mos lejuar gjykimin mbi realizimin total të këtyre shpenzimeve deri në fund të vitit. 2008-a është viti në të cilin është realizuar 100% shuma e parashikuar në Buxhetin Fillestar. Ndërkohë, viti 2009, i cili paraqitet në pamje të parë shumë mbështetës për këtë kategori, e kishte realizimin rreth 69%.

Pra, nga 3.17 miliardë që ishin fondet pas Rishikimit të Buxhetit, realizimi faktik ishte vetëm 2.2 miliardë. Megjithatë, kjo shënon gjithsesi nivelin faktik më të lartë të disbursuar nga Buxheti i Shtetit për “Ish të përndjekurit politikë”. Realizimi i ulët për këtë zë karakterizon edhe vitet e mëtejshme. Nga 2 miliardë lekë të parashikuara në Buxhetin Fillestar për vitin 2010, realizimi faktik ishte vetëm 1 miliard lekë apo 50% e buxhetit të fillimvitit.

Financimi nga Buxheti i Shtetit për Ish të përndjekurit politik Shuma (në milionë lekë) 2005 Fillestar 2007 Fillestar 2008 B.Fillest…2008 Fakt 2009 Rishikuar 2009 Faktik 2010 Rishikuar 2010 Faktik 2011 Rishikuar 2012 Fillestar 01, 0002, 0003, 0004, 000 Viti Vlera.  Gjatë vitit 2011, duket se janë rritur përpjekjet krahasuar me një vit më parë, për të “mbrojtur” financimin e “ish të përndjekurve politikë” gjatë rishikimit të buxhetit, por gjithsesi, niveli i realizimit faktik ishte 1.5 miliardë kundrejt 2 miliardëve të parashikuar në fillim të vitit apo 75%. Pavarësisht se të dhënat faktike të Buxhetit për vitin 2012 nuk kanë dalë akoma, të dhënat fillestare të Thesarit flasin për një realizim 100% të tyre që në muajin Nëntor.

Akoma më tej, presioni për shlyerje të shpejtë të detyrimeve ndaj Ish të përndjekurve politikë, ka bërë që për vitin 2013, Qeveria të parashikojë 3 miliardë lekë në buxhet apo rreth 76% më shumë se në në vitin 2012. Megjithatë, duke mbajtur parasysh nivelin e realizimit ndër vite të këtij zëri si dhe faktin e një viti elektoral, duhen pritur të paktën raportimet e 6-mujorit për të gjykuar mbi angazhim real të buxhetit për shlyerjen e detyrimeve ndaj kësaj shtrese.

Viti 
Buxheti 

Shuma (ne milionë lekë) 
Si % ndaj PBB-së 
2005    Fillestar   
260
0.028%
2006    Fillestar   
400
0.044%
2007    Fillestar   
400
0.041%
2007    Fakt   
200
2008    B.Fillestar   
1000
0.093%
2008    B.Shtesë   
1000
0.093%
2008    Fakt   
1000
2009    Fillestar   
2000
0.17%
2009    Rishikuar   
3170
0.269%
2009    AN   
3165.9
0.269%
2009    Faktik   
2200
2010    Fillestar   
2000
0.156%
2010    Rishikuar   
1400
0.114%
2010    AN   
1400
0.114%
2010    Faktik   
1000
2011    Fillestar   
2000
0.15%
2011    Rishikuar   
1800
2011    Faktik   
1500
2012    Fillestar   
1700
0.122%
2013    Fillestar   
3000
0.21%
Viti 
Buxheti 
Shuma (në milionë lekë) 
Si % ndaj PBB-së 

Kësti i dytë, listë-pagesa e radhës për ish të dënuarit me raporte mjekësore 

42 emrat e të përndjekurve me sëmundje të rënda që marrin dëmshpërblim
 
Vijon shpërndarja e dëmshpërblimit për të gjithë ata ish-të përndjekur që vuajnë nga sëmundjet e rënda, të cilët do të trajtohen me raporte mjekësor. Lidhur me këtë fakt gazeta. “Telegraf” bën publike 42 emrat e radhës që përfitojnë dëmshpërblim financiar për këstin e dytë, për shkak të viteve të burgut që kanë kryer gjatë regjimit komunist.
Dokumentacionet:

Çdo person që gjen emrin në këtë listë, ai duhet të paraqesë pranë filialit të Ministrisë së Financave këto dokumente:

-Numrin e llogarisë që ka hapur në bankë;

-Fotokopjen  e kartës së identitetit;

Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të plotësojnë të interesuarit

Dokumentacioni dhe procedurat që nevojiten për dhënien me përparësi të pagesës së dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë nga regjimi komunist ose e familjarëve të tyre, të cilët vuajnë nga sëmundjet e rënda, do të jetë për kategoritë e mëposhtme;

a- Të dënuarit politikë ose familjarët e tyre, të cilët nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP) janë vlerësuar me humbje të plotë të aftësisë për punë.

Për të përfituar përparësi në dhënien e pagesës duhet të paraqitet pranë Sektorit të Pagesave për ish të Përndjekurit Politik këto dokumente;

– Vendimin e KMCAP, i cili vërteton humbjen e plotë të aftësisë në punë.

– Ky është dokumenti bazë juridiko-mjekësor-administrativ që njeh të drejtën për përfitime sipas shkallës së humbjes së aftësisë në punë.

– Dokumenti duhet të jetë i plotësuar saktë sipas kërkesave të formatit, me shkrim të lexueshëm, pa korrigjime.

– Dokumenti duhet të ketë të shkruar emrin dhe mbiemrin e anëtarëve të KMCAP, nënshkrimin e tyre si dhe vulën e komisionit.

 Listën e plotë e gjeni në numrin e sotëm të Gazetës Telegraf