Struktura e kapitalit te bankave ne Shqiperi (qershor 2012)
Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA
Sikurse mund të vihet re, i gjithë sistemi bankar tashmë është i privatizuar, dhe pjesa më e madhe e kapitalit zotërohet nga entitete të huaja. Grafikisht shpërndarja sipas origjinës së kapitalit aksioner paraqitet si më poshtë:
Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA
Vendi që mban pjesën më të madhe të peshës së kapitalit është Greqia me (18.75%), e ndjekur nga Italia (12.5%), Franca (11.7%) dhe kapitali vendas (10.66%).
Krahasuar me vitin 2010, vihet re një ulje e peshës së kapitalit aksioner grek (nga 25% në 18.75%), dhe një rritje e peshës së kapitalit aksioner francez (nga 4.69% në 11.72%). Kjo ka ardhur si pasojë e blerjes së bankës Emporiki nga banka Credit Agricole. Gjithashtu është ulur pesha e institucioneve ndërkombëtare (nga 4.71% në 4.22%).
Vende të tjera me peshë të rëndësishme të kapitalit aksioner janë Austria, Zvicra, Gjermania, Arabia Saudite dhe Turqia. Sistemi bankar shqiptar nuk paraqet një përqëndrim të theksuar në një vend të caktuar, dhe kjo mund të konsiderohet si një element pozitiv për shkak të efekteve të diversifikimit.