Struktura e stokut të borxhit të Qeverise Qendrore përbëhet nga borxhi afatshkurtër dhe ai afatgjatë. Konsiderohet borxh afatshkurtër, borxhi i emetuar ne tregun e brendshëm dhe që përfaqësohet nga instrumente me afat maturimi deri ne një vit. Konsiderohet afatgjatë, borxhi i emetuar në tregun e brendshëm apo të jashtëm me afat maturimi më të gjatë se një vit.

Open Data Albania po përditëson të dhënat e Stokut të Borxhit Publik për vitin 2012. Në këtë vit stoku i borxhit publik shënoi vlerën 827 987 milion lekë. Kjo vlerë është 7.18% më e lartë se viti pararendës që në ishte në vlerën 772 525 milion lekë.

Konkretisht Stoku i borxhit të brendshëm për 2012 qëndron në vlerën 470 358 milion (katërqind e shtatëdhjetë miliard e treqind e pesëdhjetë e tetë milion lekë). Ndërkohë stoku i borxhit të jashtëm është në vlerën 357 629 milion lekë ( treqind e pesëdhjetë e shtatë miliard e gjashtëqind e njëzet e nëntë milion lekë).



Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe analiza: ODA

Po ti rikthehemi publikimeve të mëhershme për stokun e borxhit ndër vite shikojmë që trendi është rritës. Çdo vit borxhi publik ritet me përqindje përkatëse kundrejt vitit pararendës.


Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe analiza: ODA

Stoku i borxhit te brendshëm për periudhën 2001-2007 përbëhet vetëm nga borxh shtetëror dhe ne vitin 2008 struktura ndryshon edhe me borxh të garantuar. Borxhi publik i garantuar, nënkupton detyrimin e një huamarrësi privat, ripagimi i të cilit garantohet nga një ent publik, qeveria ose dikastere të saj. Viti 2008 shënon 98.76% borxh shtetëror (I drejtpërdrejt) dhe 1.24% borxh i garantuar.

Stoku i borxhit te brendshëm shtetëror dhe te garantuar nder vite rezulton si ne grafikun me poshtë:


Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe analiza: ODA

Ndërkohë qe borxhi i jashtëm ka shfaqur shenja te dukshme te stokut te garantuar qe ne vitin 2001, për të arritur në 10.57% të totalit të borxhit të jashtëm në vitin 2012.. Pjesa më e madhe e borxhit të jashtëm është akumuluar si borxh shtetëror dhe pjesa tjetër e tij është akumuluar si borxh shtetëror i garantuar, i cili i ka shërbyer drejtpërdrejt projekteve të zhvillimit të zonave rurale dhe urbane, njësive dhe institucioneve të ndryshme shtetërore.

Struktura e borxhit te jashtëm nder vite paraqitet ne grafikun si vijon:


Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe analiza: ODA

Një raport shume interesant për t’u studiuar është dhe raporti Stok borxhi/GDP. Ky raport ka rezultuar me i larte se 50% për periudhën 2001-2012. Stoku i brendshëm/GDP vijon ne intervalin 30-45%, ndërsa Stoku i jashtëm/GDP 15-30%.

Grafiku me poshtë paraqet pikërisht ketë raport:


Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe analiza: ODA

Borxhi total publik, përfshirë garancitë ka tejkaluar limitin prej 60% të GDP (produkti i brendshëm bruto) në dy vite të harkut kohorë në hulumtim. Përkatësisht në vitin 2002 stoku i borxhit kundrejt GDP shënoi 62.84% duke tejkaluar normën me 2.84%. Po kështu në vitin 2012 stoku I borxhit kundrejt GDP shënoi 61.15%.


Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci