Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me inflacionin mujor të ndarë sipas grupeve kryesore të të mirave dhe shërbimeve në tregun shqiptar. Grupet kryesore të këtyre të mirave dhe shërbimeve janë: “Ushqime dhe pije joalkoolike”; “Pije alkoolike dhe duhan”; “Veshje dhe këpucë”; “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”; “Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtjeje”; “Shëndeti”; “Transporti” dhe “Komunikimi”.

Konkretisht grupi kryesor “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe grupi tjetër “Pije alkoolike dhe Duhan” kanë këtë paraqitje të inflacionit në periudhën për të cilën po flasim:


Burimi: INSTAT, Banka e Shqiperise   
Komente dhe Analiza: ODA   


Burimi: INSTAT, Banka e Shqiperise   
Komente dhe Analiza: ODA   

“Ushqime dhe pije joalkoolike” hyjnë tek grupi i të mirave të domosdoshme, ndërsa “Pije alkoolike dhe duhan” tek të mira luksi ndaj dhe vënia e këtyre grupeve përballë njëri – tjetrit është mjaft interesante. Logjikisht grafiket e inflacionit do kenë ndryshime të dukshme. Vihet re një ulje në vlera negative e inflacionit të “Ushqime dhe pije joalkoolike” deri në pothuaj -2% për periudhën mars – qershor 2012, ndërkohë që për “Pije alkoolike dhe duhan” kjo ulje ka qenë në vlera më të vogla më pak se -0.5% çka vërteton akoma më shumë atë që thamë më sipër.  Periudha e mëvonshme pasohet me ngritje ulje shkaktuar nga faktorë të tjerë të politikës monetare dhe jo vetëm.

Grafiket më poshtë do e zhvendosin analizën tonë tek tre grupe të tjera: “Veshje dhe këpucë”; “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”; “Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtjeje”.


Burimi: INSTAT, Banka e Shqiperise   
Komente dhe Analiza: ODA   


Burimi: INSTAT, Banka e Shqiperise   
Komente dhe Analiza: ODA   


Burimi: INSTAT, Banka e Shqiperise   
Komente dhe Analiza: ODA   

Këto tre grupe i lidh njëri me tjetrin fakti që janë të mira dhe shërbime që renditen pas “Ushqime, pije alkoolike ose jo dhe duhan” për nga domosdoshmëria që ka njeriu për to. Këto të mira gjithashtu kanë shumë zëvendësues ndaj dhe ndikimi i inflacionit tek to ndryshon. Luhatjet e inflacionit siç shihet dhe në grafikët më sipër janë të mëdha.

Ajo çka më duket interesante është fakti që “Veshje dhe këpucë” ndryshon në kah të kundërt me dy grupet e tjera. Nëse ne periudhën mars – shtator 2012 për grupin e parë kemi ulje të ndjeshme të inflacionit deri në -0.8%, dy grupet e tjera pësojnë rritje deri në pothuaj 0.5%. 

Gjashtë grupet në vazhdim paraqesin inflacionin mujor për periudhën shkurt 2012 – shkurt 2013 për shërbime të ndryshme si: “Shëndeti”; “Transporti” dhe “Komunikimi”.


Burimi: INSTAT, Banka e Shqiperise   
Komente dhe Analiza: ODA   


Burimi: INSTAT, Banka e Shqiperise   
Komente dhe Analiza: ODA   


Burimi: INSTAT, Banka e Shqiperise   
Komente dhe Analiza: ODA   


Burimi: INSTAT, Banka e Shqiperise   
Komente dhe Analiza: ODA   


Burimi: INSTAT, Banka e Shqiperise   
Komente dhe Analiza: ODA   


Burimi: INSTAT, Banka e Shqiperise   
Komente dhe Analiza: ODA