Kursi real efektiv i këmbimit ёshtё vlera e jashtme e monedhës sё njё vendi kundrejt monedhave tё partnerëve tё tij mё tё rёndёsishёm dhe ёshtё treguesi mё i pёrdorur pёr matjen e konkurrencёs nё tregtinё ndёrkombёtare. Problemet qё sjellin luhatjet e kursit tё kёmbimit ёshtё njё  nga temat mё prezente nё rangjet e politikës. Shqipëria ёshtё njё vend me njё ekonomi tё vogёl dhe tё hapur, ndaj dhe kursi i kёmbimit tё lekut luan njё rol tё rёndёsishёm nё ndikimin e nivelit tё çmimeve dhe nё bilancin e pagesave.

Open Data Albania ka kryer njё hulumtim lidhur me kursin e kёmbimit tё vitin 2012. Grafiku mё poshtё paraqet kursin mesatar tё këmbimit  nё Lekё pёr njёsi tё monedhёs sё huaj pёr vitin 2012:


Burimi: Banka e Shqipёrisё
Komente dhe analiza: ODA

Studimi i kursit tё kёmbimit ёshtё mjaft kompleks pasi lidhet ngushtё me treguesit makro tё njё ekonomie, ndёrsa mbart pasigurinё tipike tё njё treguesi financiar.

Grafiku mё poshtё tregon luhatjet mujore tё kursit tё kёmbimit nё Lekё pёr njёsi tё monedhave kryesore Euro dhe USD:


Burimi: Banka e Shqipёrisё
Komente dhe analiza: ODA

Luhatjet e kёtyre monedhave nga muaji nё muaj nuk i kalojnё 3 njёsi. Pёr Euro-n luhatje mё tё madhe shёnojnё pёrkatёsisht muajt Qershor- Korrik dhe Gusht- Shtator, ndёrsa pёr Dollari-n muajt Janar- Shkurt, Prill- Maj, Qershor- Korrik, Gusht- Shtator dhe Nёntor- Dhjetor. Me sa duket Dollari pёrjeton luhatje mё tё shpeshta se Euro.

Kjo si pasojë e lehtёsisё mё tё madhe tё përfshirjes nё tregti ndёrkombёtare me shtetet e Eurozonёs se me SHBA-tё. Muajt me kursin mё tё lartё tё Euro-s kanё qenё muajt Mars, Prill, Tetor, Nёntor dhe Dhjetor me 140 Lek/Euro, ndёrsa muajt me kursin mё tё ulёt kanё qenё muajt Korrik dhe Gusht me 137 Lek/Euro. Pёr Dollarin muaji me kursin mё tё lartё ka qenё Korriku me 112 Lek/USD, ndёrsa me kursin mё tё ulёt Shkurti me 105 Lek/USD.


Burimi: Banka e Shqipёrisё
Komente dhe analiza: ODA