Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi të dhëna për popullsinë sipas gjinisë dhe grupmoshave në Shqipëri për vitet 2001 dhe 2011. Të dhënat janë marrë nga censuset dhe janë publikuar nga Instituti i Statistikave.  Në vitin 2001, në Shqipëri kishte 1.53 milionë meshkuj dhe 1.54 milionë femra. Diferenca nuk qe shumë e madhe, kishte afërsisht 99 meshkuj për 100 femra. Në vitin 2011, në Shqipëri pati 1.4 milionë meshkuj dhe po aq femra.


Burimi: Censuset
Analiza dhe Komentet: ODA

Për moshat e ndryshme, raporti varion. Për shqiptarët nën 14 vjeç, në vitin 2001 kishte 105 meshkuj për 100 femra, tendencë që duket se është thelluar në vitin 2011, kur kishte 109 meshkuj për 100 femra.

Burimi: Censuset
Analiza dhe Komentet: ODA

Për grupmoshën 15-29 vjeç, në vitin 2001 në Shqipëri kishte 356 mijë meshkuj dhe 382 mijë femra ose 94 meshkuj për 200 femra. Në vitin 2011, raporti është përmbysur, pasi popullata banuese përbëhej nga 363 mijë meshkuj dhe 341 mijë femra ose 106 meshkuj për 100 femra.

Për grupmoshën 30-45 vjeç, në vitin 2001 kishte 322 mijë meshkuj dhe 328 mijë femra me raport 98 meshkuj për 100 femra. Në vitin 2011 raporti për këtë grupmoshë qe 91 meshkuj për 100 femra, duke reflektuar diferencat e vërejtura në vitin 2001 për grupmoshën 15-29 vjeç.

Për grupmoshën 45-65 vjeç, raporti në vitin 2001 qe 100 meshkuj për 105 femra ndërsa në vitin 2011 qe 99 meshkuj për 100 femra.  Për grupmoshën mbi 65 vjeç, në vitin 2001 kishte 88 meshkuj për 100 femra ndërsa në vitin 2001 pati 91 meshkuj për 100 femra.

Diferencat mes numrit të meshkujve dhe femrave për fëmijët përcaktohen në shkallë të gjerë nga lindshmëria më e lartë e meshkujve. Për grupmoshat 15-45 vjeç, numri më i vogël i femrave i dedikohet në shkallë të gjerë emigrimit, i cili ka qenë masiv dhe ka prekur më shumë meshkujt se sa femrat.

Për moshat e mëdha, mbipopullimi i femrave vjen si pasojë e jetëgjatësisë më të madhe të tyre në krahasim me meshkujt.

Kontribuoi: Gjergj Erebara