Open Data Albania po hulumton mbi ndihmën ekonomike mbi familjet. Me “Ndihmë ekonomike” kuptohet mbështetja në para dhe natyrë për individët me status të veçantë dhe për familjet në nevojë. Programi i Ndihmës Ekonomike nisi në fillimet e tranzicjonit me asistencë të Bankës Botërore për të lehtësuar sado pak tronditjen nga papunësia masive e krijuar pas rrëzimit të komunizmit.

Familje të varfra apo familje në nevojë konsiderohen familjet që nuk kanë asnjë të ardhur monetare apo materiale dhe po ashtu edhe familje të tjera me të ardhura të pamjaftueshme nga veprimtaria ekonomike, programe të tjera të mbrojtjes shoqërore dhe kapitali. Me të “ardhura të familjes “ kuptohen të ardhurat e të gjithë anëtarëve të familjes përfshirë edhe anëtarët që përkohësisht jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Tek të ardhurat përfshihen likuiditete nga çdo lloj burimi.

Nuk përfshihen në të ardhurat e familjes pagesat që marrin pjesëtarët e familjes me aftësi të kufizuar mendore, fizike, të verbrit, para e tetraplegjikët, përfitimet e invalidëve të punës, si dhe pagesat për fëmijët e lindur si trinjakë e më shumë.

Numri i familjeve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike për vitin 2013 është planifikuar të jetë 70 mijë të tilla. Krahasuar me 2012 kemi një rënie prej rreth 30 %. Në një hark kohor prej 8 vitesh, ndryshimi i numrit të familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike është i qëndrueshëm duke u luhatur në vlera prej 0.19 % – 4 % ndryshim vjetor. Ndryshimet më të theksuara regjistrohet në vitin 2008 ku përfitojnë rreth 11.8 % familje më pak se në vitin 2007.

Më poshtë pasqyrohet një tabelë ku shprehet numri i familjeve nga viti 2006 deri në vitin aktual  2013-të. Ndryshimi i numrit të familjeve në skemë, në rritje apo në ulje, reflekton shpesh shtrëngimin apo lirimin e kushteve që duhet të përmbushin familjet përfituese.

Numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike dhe ndryshimi në përqindje (2006 – 2013)


Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Komentet dhe përpunimi: ODA

Më poshtë paraqitet një grafik në lidhje me numrin e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike për harkun kohor 2006 – 2013


Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Komentet dhe përpunimi: ODA

Më poshtë paraqitet një grafik në lidhje me ndryshimin në përqindje të numrit të familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike nga viti 2006 – 2013:


Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Komentet dhe përpunimi: ODA

Vlera e fondeve për familjet në nevojë është planifikuar të jetë 7.6 miliard lekë për vitin 2013. Kjo shifër paraqet një rritje prej plot 54 % në krahasim me vitin 2012. Nga vitet 2008 – 2012 është shënuar luhatje në fondet e përcaktuara për këto grupe.

Vlera e ndihmës ekonomike për familjet 2008 – 2013


Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Komentet dhe përpunimi: ODA

Më poshtë paraqitet një grafik në lidhje familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike:


Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Komentet dhe përpunimi: ODA

Më poshtë paraqitet një grafik në lidhje me ndryshimet vjetore të vlerës së ndihmës ekonomike për familjet në vitet 2008 – 2013:


Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Komentet dhe përpunimi: ODA

Shpërndarja e numrit të familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike kundrejt numrit total të familjeve parashikohet të arrijë në 9.69 % të familjeve totale në vitin 2013, rreth 4 % më pak se viti 2012. Për vitet 2006 – 2012, pesha e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike në krahasim me numrin total të familjeve ka mbetur e qëndrueshme në shifrat 12.95 % – 14.68 %. Si numër total të familjeve për këtë hark kohorë do të marrim numrin që rezulton nga Censusi i fundit i realizuar në vitin 2011.

Më poshtë po paraqesim tabelën përkatëse në lidhje me peshën që zënë familjet që marrin ndihmë ekonomike në krahasim me totalin e familjeve:


Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Komentet dhe përpunimi: ODA

Më poshtë paraqitet një grafik në lidhje me peshën që zënë familjet që marrin ndihmë ekonomike në krahasim me totalin e familjeve:


Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Komentet dhe përpunimi: ODA