Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin total të qarqeve, rretheve dhe njësive administrative në Republikën e Shqipërisë. Republika e Shqipërisë ka gjithsej 12 qarqe Berati, Dibra, Durrësi, Elbasani, Fieri, Gjirokastra, Korça, Kukësi, Lezha, Shkodra, Tirana dhe Vlora.
Numri total i rretheve, bashkive dhe komunave sipas qarqeve
Burimi: Ligji nr. 8652, datë 31. 07. 2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
Analiza dhe Komentet: ODA
Qendra e qarkut vendoset në një nga bashkitë e tij. Shtrirja territoriale, emri dhe qendra e qarkut përcaktohen me ligj. Nënndarja e qarkut është rrethi. Shtrirja territoriale, emri dhe qendra e rrethit përcaktohen me ligj.
Bashkia përfaqëson një unitet administrativ – territorial dhe bashkësi banorësh kryesisht në zona urbane e në raste të veçanta përfshin edhe zona rurale. Shtrirja territoriale dhe emri i bashkisë përcaktohen me ligj. Komuna përfaqëson një unitet administrative-territorial dhe bashkësi banorësh, si rregull në zona rurale dhe në raste të veçanta edhe në zona urbane.
Shtrirja territoriale, emri dhe qendra e komunës përcaktohen me ligj. Nënndarjet e komunës quhen fshatra dhe në raste të veçanta qytete. Përcaktimi i territorit të nënndarjeve bëhet nga këshilli komunal.
Republika e Shqipërisë ka gjithsej 12 qarqe, të cilat të gjitha së bashku përmbajnë 36 rrethe dhe 361 njësi administrative nga të cilat 61 bashki dhe 300 komuna.
Qarqet me numrin më të madh të rretheve janë Elbasani dhe Korça, me 4 rrethe respektivisht, ndërsa qarqet me numrin më të vogël të rretheve janë Tirana dhe Durrësi me nga 2 rrethe secili.
Burimi: Ligji nr. 8652, datë 31. 07. 2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
Analiza dhe Komentet: ODA
Qarqet me numrin më të lartë të bashkive janë ato të Elbasanit dhe Vlorës me nga 7 bashki secili. Rrethi i Elbasanit gjithashtu ka numrin më të lartë të komunave, 43 të tilla në total. Nga ana tjetër , qarku i Durrësit ka numrin më të vogël të komunave, 12 gjithsej.
Burimi: Ligji nr. 8652, datë 31. 07. 2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Ligji nr. 8652, datë 31. 07. 2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
Analiza dhe Komentet: ODA