Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi strukturën e tokës sipas qarqeve. Qarku është njësi e nivelit të dytë të qeverisjes vendore.  Qarku përfaqëson një unitet administrativo-territorial, të përbërë nga disa komuna dhe bashki me lidhje gjeografike, tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët.

Kufijtë e qarkut përputhen me kufijtë e komunave dhe të bashkive që e përbëjnë atë. Qendra e qarkut vendoset në një nga bashkitë që përfshihen në të. Shtrirja territoriale, emri dhe qendra e qarkut përcaktohen me ligj.

Burimi: Ministria e Bujqësisë   
Komentet dhe përpunimi: ODA

Shqipëria ka dymbëdhjetë qarqe. Qarku me sipërfaqe me të madhe është Korça, me një sipërfaqe 3710.32 km².  Ky qark zë 13% tokë ndaj totalit 28748km². Më pas vijon Shkodra, me një përqindje 12%, dhe vlerë 3561.99km². Qarku më sipërfaqe më të vogël  është Durrësi, më një sipërfaqe 764km²  dhe më një vlerë 3% ndaj sipërfaqes së Republikës së Shqipërisë. 

Sipërfaqja e Qarqeve në Republikën e Shqipërisë


Burimi: Ministria e Bujqësisë   
Komentet dhe përpunimi: ODA

Kontribuoi: Eni Didi