Fieri është qarku me tokë bujqësore më të madhe në raport me sipërfaqen e tij. 64.5% e sipërfaqes së këtij qarku është tokë bujqësore, dhe 35.5% është tokë pyjore dhe kullota ( jobujqësore). Ndërsa qarku me përqindje më të lartë të tokës pyjore ndaj sipërfaqes së vet qarkut është Kukësi, përkatësisht 89.3%.
Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit, dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit, dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Analiza dhe Komentet: ODA
Republika e Shqipërisë ka një sipërfaqe 2874800ha ( 28.748km²) ku 695520ha është tokë bujqësore dhe 2179280 është fond pyjor dhe kullota. Ndaj përqindjes totale të tokës bujqësore gjithsej, Fieri ka përqindjen me të larte, konkretisht 18% dhe një vlerë 121961ha. Ndaj përqindjes totale të fondit pyjor dhe kullota Shkodra zë vendin e pare me një vlerë 14% (280123ha).
Durrësi është vendi me më me pak tokë Pyjore dhe kullota, konkretisht ka 2% të totalit të tokës jobujqësore në Shqipëri. Kukësi është vendi me më pak tokë Bujqësore në Shqipëri krahasuar me qarqet e tjera. Nga 695520ha tokë bujqësore, Kukësi ka 4%, domethënë 25292 ha tokë bujqësore.
Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit, dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit, dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Analiza dhe Komentet: ODA
Bazuar edhe tek indikatorë te strukturës së tokës, mund të themi se sektori i bujqësisë në Shqipëri është aktualisht pjesa më e pazhvilluar e ekonomisë shqiptare dhe vuan nga fragmentarizmi i thellë i sipërfaqes së tokës së punueshme. Gjithashtu mbetet jo fort eficente si metodologji përcaktimi i Ministrisë së Bujqësisë tokë bujqësore dhe fond pyjorë pa caktuar qartë edhe terrenet urbane si sipërfaqe pjesë e terrenit kombëtar.
Struktura e Tokës ne Hektare
Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit, dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Analiza dhe Komentet: ODA