Fondi për familjet në nevojë 7. 6 miliardë lekë Braktisin shtresat në nevojë. Krahasuar me 2012 përkrahja sociale ra me 30 % Rreth 20 mijë familje janë fshirë nga listat e përkrahjes sociale. Largimi i tyre nga skema nuk presupozon faksin se gjendja e tyre ekonomike është përmirësuar, por pjesa më e madhe nuk kanë mundur të plotësojnë dokumentacionin e kërkuar. 
Sipas përcaktimit ligjor familje në nevojë konsiderohen familjet që nuk kanë asnjë të ardhur monetare apo materiale dhe po ashtu edhe familje të tjera me të ardhura të pamjaftueshme nga puna apo programe të tjera të mbrojtjes shoqërore. Ndikimi i krizës ekonomike jo vetëm që ka ulur numrin e familjeve që kanë dalë jashtë këtij përcaktimi, por e kanë rritur atë. Numri i familjeve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike për vitin 2013 është planifikuar të jetë 70 mijë të tilla. Krahasuar me 2012 kemi një rënie prej rreth 30 %.
Në evidencat e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta evidentohet largimi i 20 mijë përfituesve nga listat por nuk jepen të dhëna në lidhje me shkaqet e largimeve. Ndërkohë Ministria e Financave bën të ditur se vlera e fondeve për familjet në nevojë për vitin 2013 është planifikuar të jetë 7.6 miliard lekë, ndjeshëm më e lartë se ajo e një viti më parë. Në një studim të fundit Open Data Albania bën të ditur se numri i familjeve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike për vitin 2013 është planifikuar të jetë 70 mijë të tilla.
Krahasuar me 2012 kemi një rënie prej rreth 30 %. Në një hark kohor prej 8 vitesh, ndryshimi i numrit të familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike është i qëndrueshëm duke u luhatur në vlera prej 0.19 % – 4 % ndryshim vjetor.
Ndryshimet më të theksuara regjistrohet në vitin 2008 ku përfitojnë rreth 11.8 % familje më pak se në vitin 2007. Përllogaritja Nga skema përfitojnë personat që kanë statusin e jetimit, familjet që kanë fëmijë të lindur njëherësh, viktima të trafikimit, viktima të dhunës në familje, si dhe fëmijë në familje kujdestare do të trajtohen me ndihmë ekonomike. 
Sipas formulës, së ndryshuar vetëm pak kohë më parë, pasi të mblidhet totali i detyrimit që ka skema e ndihmës ekonomike ndaj këtyre personave do të zbriten të ardhurat që familja siguron nga skema e pensioneve apo të ardhurat nga toka për rastet në fshat dhe diferenca do të pasqyrojë shumën që do të përfitojë familja në vështirësi ekonomike. 
Masa e ndihmës ekonomike mujore, apo të pjesshme, llogaritet si diferencë ndërmjet nivelit maksimal të ndihmës mujore të plotë dhe të ardhurave faktike që siguron familja. Rregullimi i dokumentacionit, i cili vlerëson edhe të ardhurat që llogariten sipas koeficienteve nga pasuria, toka, blegtoria.