Open Data Albania po hulumton mbi raportin se si qëndron vlera e Remitancave tek Produkti i Brendshëm Bruto.

Formula për llogaritjen e PBB me metodën e të ardhurave është:

PBB (GDP) = Pagat e Punonjësve + Teprica Bruto Operative + të Ardhurat Bruto të Përziera + Taksat – Subvencionet për prodhimin dhe importet. Remitancat si transferta neto pa kundërshpërblim për/nga jashtë vendit janë pjesë përbërëse e të ardhurave dhe në mënyrë të tërthortë e vetë Produktit të Brendshëm Bruto.

Tabela më poshtë tregon vlerën e Remitancave dhe Produktit të Brendshëm Bruto për periudhën 2002-2012:

Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro


Burimi: Banka e Shqipërisë   
Komentet dhe Analiza: ODA   

Grafikisht trendi i këtyre dy indikatorëve paraqitet si vijon:


Burimi: Banka e Shqipërisë   
Komentet dhe Analiza: ODA   

Gjatë vitit 2002-2012 remitancat na pozicionohen kundrejt PBB në rritje deri në vitin 2007 dhe në rënie në periudhën në vazhdim. Viti më i mirë për remitancat ka rezultuar viti 2007 ku dërgesat e emigrantëve kanë arritur në vlerën 952 milion Euro. Produkti i Brendshëm Bruto në këtë vit ka qenë shtate miliard e teteqind e njezete nente milion Euro, shifër e mirë kjo krahasuar me vitin 2006 ku PBB ishte pese miliard e teteqind e shtatedhjete e gjashte milion Euro. Viti me remitancat më të ulëta gjatë kësaj dekade ka qenë viti 2011 me 665 milion Euro dërgesa. Vitet 2003-2004 rezultojnë me një vlerë konstante të PBB në vlerën 774 milion Euro.

Duke bërë këtë lloj analize krahasuese se si pozicionohen remitancat kundrejt PBB konstatojmë rolin e rëndësishëm që kanë dërgesat e emigrantëve në ekonominë e brendshme.

Grafiku në vijim paraqet raportin në përqindje të Remitancave ndaj PBB:


Burimi: Banka e Shqipërisë   
Komentet dhe Analiza: ODA 

Ky raport na informon lidhur me peshën që zënë dërgesat e emigrantëve në PBB. Kjo përqindje ka ardhur duke u ulur në mënyrë konstante në periudhën 2002-2005 nga 15.3% në 12.22% të PBB.

Periudha 2005-2008 paraqitet me ulje- ngritje kjo si pasojë e një rritje në vlerën e remitancave në vitin 2006 dhe 2007 përkatësisht nga 802 milion Euro në 937 dhe 952 milion Euro të shoqëruar nga një rënie në vlerën 833 milion Euro në vitin 2008. Gjatë kësaj kohe PBB ka pasur vetëm rritje ndaj dhe ndryshimi i këtij raporti në rritje apo ulje është ndikuar drejtpërdrejtë nga ndryshimi i vlerës së remitancave.

Kontribuoi: Griselda Rruci