Tek të ardhurat përfshihen likuiditete nga çdo lloj burimi. Nuk përfshihen në të ardhurat e familjes pagesat që marrin pjesëtarët e familjes me aftësi të kufizuar mendore, fizike, të verbrit, para e tetraplegjikët, përfitimet e invalidëve të punës, si dhe pagesat për fëmijët e lindur si trinjakë e më shumë.
Ndihma ekonomike që kanalizohet për grupin familje me gra kryefamiljare është 396 835 000 lekë në vitin 2012 dhe përbën 8.03 % të të gjitha ndihmës ekonomike në vend. Ndërkohë, familjet rome përfitojnë 67 462 000 lekë duke përbërë vetëm 1.37 % të totalit të ndihmës ekonomike në vend për vitin 2012. Më poshtë paraqitet tabela dhe grafiku në lidhje me ndihmën ekonomike për familjet me grupe vulnerabël dhe pesha që zë secili grup në totalin e ndihmës ekonomike:
Ndihma ekonomike në vlerë sipas grupeve vulnerabël kundrejt totalit të ndihmës ekonomike 2012
Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Përpunimi dhe komentet: ODA
Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Përpunimi dhe komentet: ODA
Numri i grupeve vulnerabël që përfitojnë ndihmë ekonomike kundrejt numrit total të përfituesve 2012
Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Përpunimi dhe komentet: ODA
Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Përpunimi dhe komentet: ODA