Open Data Albania ka hulumtuar në lidhje me personat që përfitojnë pagesën e aftësisë së kufizuar. Hulumtimi zbardh në numër personat e njëkohësisht vlerën ekonomike që u jepet. Persona me aftësi të kufizuar konsiderohen persona që u është kufizuar aftësia si pasojë e dëmtimeve fizike, shqisore, të intelektit, psikike apo mendore, qofshin këto të lindura apo të fituara gjatë jetës.

Pasojat mund të jenë rrjedhojë e aksidenteve, sëmundjeve të përkohshme apo te përhershme që nuk vijnë nga shkaqe që lidhen me punësimin. Gjithashtu tek kjo kategori përfshihen edhe personat paraplegjikë e tetraplegjikë, e vërtetuar kjo nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë. Këta individë përfitojnë pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar.

Gjatë viteve 2006 – 2012, konstatohet rritje e numrit të personave me aftësi të kufizuar përfitues të pagesës. Kështu në vitin 2006 kemi pesëdhjetë e tre mijë persona që marrin pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar. Ky numër është rritur vit pas viti në harkun kohorë 2006 – 2011. Në vitin 2009 numri është rritur më tepër se dyfishi i vitit të mëparshëm 2008.

Viti me më shumë raste të personave me aftësi të kufizuar është 2011 me njëqind e dyzet e dy mijë e dyqind e dyzet e tre persona. Në 2012 shënohen  shtatëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e dyzet e tre mijë persona me aftësi të kufizuar përfitues të pagesës më pak se viti paraardhës. Në përqindje 2012-ta shënon 12.47% më pak raste të trajtuara.

Persona që trajtohen me pagesën e aftësisë së kufizuar (PAK) 2006 – 2012


Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Përpunimi dhe komentet: ODA



Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Përpunimi dhe komentet: ODA



Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Përpunimi dhe komentet: ODA

Përsa u përket fondeve që jepen për pagesën e kësaj kategorie, prirja ka qenë rritëse nga viti 2007 – 2010. Ndërkohë në vitin 2012 edhe këtu konstatohet një rënie e fondit total të pagesës së aftësisë së kufizuar. Kështu në vitin 2012 fondi është në vlerën tetë miliard e shtatëqind e tridhjetë e një milion e gjashtëqind e njëzet e gjashtë mijë lekë, dhe shënon një tkurrej në vlerë prej 29.15% kundrejt vlerës së vitit 2011.

Kjo tkurrje e fondit për aftësinë e kufizuar për 2012 kundrejt vitit paraardhës në vlerë absolute është tre miliard e pesëqind e katër milion e tetëqind e gjashtëdhjetë mijë lekë.


Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Përpunimi dhe komentet: ODA


Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Përpunimi dhe komentet: ODA

Open Data Albania ka grumbulluar informacion edhe në lidhje me numrin e personave në bazë të nënkategorive që përfitojnë pagesën e aftësisë së kufizuar. Ndër tre grupet ku klasifikohen personat me aftësi të kufizuar, grupi me numër më të lartë është ai i personave me aftësi të kufizuar mendore dhe fizike. Grupe të tjera janë persona të verbër dhe persona para dhe tetralegjik:

Numri i personave me aftësi të kufizuar sipas kategorive 2006 – 2008


Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Përpunimi dhe komentet: ODA