Ekonomia shqiptare gjatë vitit 2012 nuk u rrit as sa parashikimet e qeverisë dhe as të dhënat e Instatit. Ekonomia Shqiptare është rritur vetëm me 0. 5 % gjatë vitit të shkuar. Në raportin e fundit të CIA në lidhje me treguesit ekonomik të gjithë vendeve të botës pasqyrohet edhe rritja e Prodhimit të Brendshëm për Shqipërinë e cila ka regjistruar 0. 5 %. 
Ndërkohë qeveria shqiptare kishte parashikuar një rritje ekonomike prej 3 % të GDP-së dhe mbi këtë fakt ka mbështuar edhe treguesit e tjerë. Në analizën e fundvitit Instituti i Statistikave përgenjështoi shifrën e qeverisë, duke vlerësuar rritjen ekonomike në 1. 7 %. Fondi Monetar Ndërkombëtar kishte paralajmëruar qeverinë që në fillim të vitit para së të hartohej buxheti duke i kërkuar të jetë realiste me treguesit ekonomikë dhe të llogariste rritjen ekonomike deri në 2 %. 
Sipas Analizës zë INSTAT ekonomia shqiptare në tremujorin e katërt të vitit 2012 u rrit me 1.7 për qind kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2011, ndërsa krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012, u rrit me 0.1 për qind. Sipas të njëjtave të dhëna në këtë tremujor, degët që kanë pasur rritjet më të larta ishin posta dhe komunikacioni, industria dhe shërbimet e tjera respektivisht me 24 për qind, 7.8 për qind dhe 7.8 për qind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2011. 
INSTAT në analizën vjetore pasqyron se degët që u para-qitën me rënie në këtë tremujor krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti të mëparshëm dhe që ndikuan në tkurrjen e PBB-së ishin ndërtimi, transporti dhe tregti hotele e restorante respektivisht me 15.4 për qind, 8.4 për qind dhe 1.7 për qind. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012, me rritje u paraqit posta dhe komunikacioni me 6.3 për qind, transporti me 5 për qind. Industria dhe ndërtimi u shfaqën me rënie krahasuar me tremujorin paraardhës, respektivisht me 4.8 për qind dhe 1.4 për qind. Dega e bujqësisë për këtë tremujor u rrit me 6.1 për qind, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2011 dhe 1.6 për qind kundrejt tremujorit paraardhës. 
Investimet
Ekonomia shqiptare ka vuajtur gjatë vitit të shkuar mungesën e investimeve të huaja si dhe uljen e djeshme të remitancave, dërgesave të emigrantëve. Open Data Albania ka hulumtuar mbi raportin se si qëndron vlera e Remitancave tek Investimet e Huaja Direkte. Të dy këta indikatorë janë flukse hyrëse të bilancit të pagesave dhe janë dy tregues të rëndësishëm për rritjen e ekonomive kombëtare. Investimet e huaja direk-te, përfshijnë investimet e indi-vidëve dhe institucioneve të huaja në ekonominë vendase, nëse investimi e bën investitorin pronar të më shumë se 10% të kapitalit të një ndërmarrje. 
Për periudhën 2010-2012 vlera e Investimeve të Huaja Direkte është më e lartë se vlera e Remitancave. Në vitin 2010 shënohet edhe diferenca më e lartë mes vlerës së remitancave si dërgesa të emigrantëve dhe vlerës së investimeve të huaja direkte. Në këtë vit remitancat shënojnë 690 milion euro ndërsa IHD janë në vlerën 789 milion euro. Ky është viti i parë kur remitancat bien nën vlerën e investimeve të huaja direkte. 
Kjo diferencë në favor të vlerës së investimeve të huaja vjen për shkak të rënies së dërgesave të emigrantëve e njëkohësisht edhe si rrjedhojë e rritjes në vlerë të investimeve të huaja direkte. Diferenca është zvogëluar në dy vitet pasardhëse si 2011 dhe 2012. Në këto dy vite vlera e investimeve të huaja direkte ka rënë përkatësisht në 717 dhe 727 milion euro. 
Megjithëse ne vlerë më të lartë se vlera e remitancave, ecuria e dy viteve të fundit për investimet e huaja direkte dëshmon sërish se ekonomia shqiptare mbështetet ende qëndrueshëm tek dërgesa të shqiptarëve që punojnë jashtë ven-dit. Tendenca për të pasur investime të huaja dhe treg më të mirë punësimi në vend, është ende tepër e brishtë dhe jo e qëndrueshme.