Open Data Albania ka hulumtuar në lidhje me numrin e personave, rezident në institucionet e përkujdesit shoqëror. Këto institucione funksionojnë me qëllim përkujdesin për disa individ pjesëtarë të grupeve sociale si të moshuar, fëmijë apo gra në mbrojtje të veçantë. Ato ofrojnë kryesisht shërbime akomodimi dhe më tej shërbime psiko – sociale dhe edukative.

Personat që kanë nevojë për shërbime të përkujdesit shoqëror pranohen në institucionet rezidenciale publike pa pagesë, nëse familjet e tyre nuk kanë asnjë të ardhur. Në raste të tilla shpenzimet për këtë kategori mbulohen nga buxheti i shtetit.

Institucione dhe shërbime të këtij karakteri janë publike ose private. Institucione të kujdesit për fëmijët janë pakësuar në numër dhe kapacitete gjatë viteve të fundit. Në vitin 2012 numri i fëmijëve të trajtuar në qendrat rezidenciale publike është 283. Ky numër është më e ulët se në vitin 2011, vit në të cilin janë regjistruar 300 fëmijë, tkurrja në përqindje është 5.36 %.

Ky numër është ulur çdo vit që prej 2008-ës. Në vitin e fundit kemi edhe më pak fëmijë se në vitin 2006. Ndërkohë të miturit të klasifikuar si fëmijë të rrugës, fëmijë të rasteve të abuzimit, fëmijë pa përkrahje dhe kujdes janë dukshëm në rritje dhe të pa trajtuar në institucione. Trajtimi i tyre nga shërbime dhe institucione të kujdesit social është ende një detyrim ligjor dhe përgjegjësi sociale e pa përmbushur.

Fëmijë që përfitojnë shërbime në institucionet e përkujdesit kundrejt vitit paraardhës 2006 – 2012


Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Përpunimi dhe komentet: ODA


Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Përpunimi dhe komentet: ODA

Ndihma ekonomike që u ofrohet qendrave të përkujdesit për fëmijët ka pësuar rënie gjithashtu. Në vitin 2012 janë ofruar njëqind e tridhjetë e tetë milion e gjashtëqind e tetëdhjetë e një mijë lekë për funksionimin e këtyre qendrave. Kjo vlerë është rreth 40 % më e ulët se në vitin 2011. Tkurrja e buxheti për këtë kategori institucionesh ka karakterizuar secilin nga vitet në harkun kohor 2009 – 2012.


Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Përpunimi dhe komentet: ODA

Open Data Albania ka hulumtuar rreth numrit të grave që përfitojnë shërbime në institucionet e përkujdesjes sociale. Numri i tyre ka pësuar ndryshime gjatë viteve por mbetet ende i pakët. Gra që trajtohen në qendra të përkujdesjes sociale janë kryesisht gra të dhunuara ose ish viktima të trafikut të qenieve njerëzore. Në vitin 2006 kjo kategori shënon 49 raste. Më tej ky numër ka ardhur duke u zvogëluar, por ka pësuar një tjetër rritje në vitin 2011 me 35 gra të regjistruara. Ministria e Punës nuk ofron të dhëna për vitin 2009.

Gratë që përfitojnë shërbime në qendrat e përkujdesjes shoqërore 2006 – 2012


Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Përpunimi dhe komentet: ODA

Një tjetër panoramë jep Ministria e Çështjeve Sociale për gra me nevoja të veçanta të trajtuara në institucione jopublike. Të dhënat që ofrohen nga Ministria e Punës për vitet 2007 dhe 2008, shënojnë  2 471 raste për vitin 2007 dhe 3 603 raste të trajtuara për vitin 2008.

Të moshuar që përfitojnë shërbime në institucionet publike të përkujdesjes në institucione publike janë gjithashtu të pakët në numër. Në vitin 2012 kjo kategori regjistron vetëm 248 të moshuar. Numri ka ardhur në rënie në harkun kohorë 2008 – 2012.

Te moshuar që përfitojnë shërbime në institucionet publike të përkujdesit  2006 – 2012



Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Përpunimi dhe komentet: ODA

Në lidhje me institucionet jo publike që ofrojnë shërbim për të moshuarit, Ministria e Punës ofron të dhëna të plota vetëm për vitin 2007 dhe 2008. Në vitin 2007 kanë përfituar shërbime 285 të moshuar në qendrat jo publike dhe në vitin 2008 kanë përfituar shërbime 1045 persona.