Open Data Albania ka kryer një hulumtim në lidhje me strukturën e ndërmarrjeve ekonomike sipas madhësise së tyre. Hulumtimi është bazuar tek të dhëna të Regjistrit Kombëtar të Ndërmarrjeve. Analiza hulumtuese vlerëson ecurinë në gjashtë vite 2006 – 2011.

Në kontekstin e këtij hulumtimi ndërmarrjet janë klasifikuar ne: mikrondërmarrje me 1 deri 4 të punësuar, ndërmarrje të vogla me 5 deri 9 të punësuar, ndërmarrje të mesme me 10-49 punonjës dhe ndërmarrje të mëdha me më shumë se 50 të punësuar.

Me “Ndërmarrje” si term ekonomik do të kuptojmë çdo subjekt që ushtron një veprimtari ekonomike, pavarësisht formës së tij ligjore. Këtu përjashtohet: administrata publike, organizatat jo-fitimprurëse dhe organizatat ndërkombëtare.

Sipas këtij klasifikimi, për vitin 2011 kemi në total njëqind e gjashtë mijë e pesëqind e e tre ndërmarrje. Për vitin 2011, në Shqipëri rezulton te veprojnë 958 ndërmarrje të mëdha, ato përbëjnë 0.9% të totalit të ndërmarrjeve prej 106,503. Ndërkohë që 96,429 janë ndërmarrje me 1-4 të punësuar, që zënë 91% totalit. Ndërmarrjet me 5-9 të punësuar përbejnë 5% të totalit, ndërsa ndërmarrjet e mesme zënë 3% të tij.


Burimi: INSTAT, Regjistri i Ndërmarrjeve, 2011
Përpunimi dhe komentet: ODA

Ndërkohë kemi hulumtuar edhe mbi shpërndarjen e këtyre ndërmarrjeve në qarqe për të krijuar një ide mbi zhvillimin ekonomik të secilit qark dhe peshën që mbajnë ndërmarrjet në zona të caktuara kundrejt nivelit kombëtar.

Klasifikimi i ndermarrjeve sipas madhesise ne qarqe, viti 2011.


Burimi: INSTAT, Regjistri i Ndërmarrjeve, 2011
Përpunimi dhe komentet: ODA

Duke hulumtuar me kujdes shikojmë se peshën më të madhe në nivel kombëtar për shkak të përqindjes së ndërmarrjeve e mban qarku i Tiranës, konkretisht me  38% të totalit. Ndërsa qarku me numrin më të vogël të ndërmarrjeve është qarku i Kukësit me 971 ndërmarrje,  me peshë 1% ndaj totalit të ndërmarrjeve.


Burimi: INSTAT, Regjistri i Ndërmarrjeve, 2011
Përpunimi dhe komentet: ODA

Po të shikojmë shpërndarjen e ndërmarrjeve me mbi 50 të punësuar sipas qarqeve, na rezulton se rrethi me vlerën më të lartë është Tirana me 52% , pason rrethi  Durrës me 13% dhe në vend të tretë qëndron Fieri dhe Shkodra konkretisht me 6%. Por më tej shohim se qarku i Kukësit ka numrin dhe përqindjen më të ulët të ndërmarrjeve me 50 të punësuar kundrejt totalit kombëtar.

Ky qark ka vetëm 11 ndërmarrje që përbëjnë 1 %,  megjithëse Kukësi është një qark me pozicionim tepër interesant si qark kufitar, pjesë e qarkullimit tregtar me Kosovën e më pjesën tjetër të kontinentit numri i ndërmarrjeve të mëdha në këtë qark është ende i ulët dhe shfaq mungesë zhvillimi të tregut të punës dhe ekonomisë për qarkun. Në nivele të ulëta qëndrojnë Dibra dhe  Berati gjithashtu.


Burimi: INSTAT, Regjistri i Ndërmarrjeve, 2011
Përpunimi dhe komentet: ODA

Një tjetër aspekt i analizës hulumtuese është edhe vlerësimi i ndërmarrjeve të sapokrijuara. Për sa i përket numrit të ndërmarrjeve të sapokrijuara, shohim se trendi është përgjithësisht rritës dhe ndërmarrje të reja çdo vit shënohen nga 8440 ndërmarrje në vitin 2006 në 15 390 ndërmarrje në vitin 2010 i cili është edhe viti me numrin ë të lartë të ndërmarrjeve të reja.

Ndërkohë nuk është në raport ritës kundrejt viti pararendës numri i ndërmarrjeve të mëdha me mbi 50 të punësuar. Ndërmarrjet e reja sipas numrit të të punësuarve ndër vite kanë një raport tepër interesant.

Shikojmë që çdo vit krijohen më së shumti mikro ndërmarrje apo thënë ndryshe ndërmarrje të vogla, kryesisht biznese familjare. Regjistrimi i ndërmarrjeve me mbi 50 punonjës ka ardhur në rënie nga viti 2006 drejt vitit 2011. Nëse në vitin 2006 janë krijuar 52 të tilla në vitin 2011 janë krijuar vetëm 18 ndërmarrje me  mbi 50 të punësuar.

Po kështu në rënie ka ardhur edhe numri i ndërmarrjeve me 10 deri 49 punonjës. Këto ndërmarrje kanë rëndësi pasi mbajnë një peshë më të mirë në punësim dhe janë më të qëndrueshme kundrejt bizneseve familjare të cilat krijohen por edhe mbyllen shpesh herë në një cikël të shkurtër kohorë.


Burimi: INSTAT, Regjistri i Ndërmarrjeve, 2011
Përpunimi dhe komentet: ODA



Burimi: INSTAT, Regjistri i Ndërmarrjeve, 2011
Përpunimi dhe komentet: ODA

Kontribuoi: Eni Didi