Qarku shtrihet në fushën me te njëjtin emër, në krahun e djathte të rrjedhës së mesme të lumit Shkumbin ne lartësinë 120 m. Ne përbërje te tij janë katër rrethe: Rrethi Elbasan, qe është edhe qendra e këtij qarku, rrethi Librazhd, rrethi Peqin, rrethi Gramsh. Administrativisht, Qarku ka 7 bashki, 43 komuna dhe 386 fshatra.
Ndarja Administrative e qarkut Elbasan
Burimi: Ligji nr. 8652, datë 31. 07. 2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
Analiza dhe Komentet: ODA
Zhvillimi Demografik. Popullsia në Republikën e Shqipërisë nga Censusi 2011 rezultoi 2 842 925 banorë. Në qarkun e Elbasanit jetojnë 301 834 banorë, që përbëjnë 11 % të popullsisë së vendit. Po të bëjmë një krahasim me vitin 2001 vëmë re se popullsia është ulur në rang kombëtar dhe në qarkun e Elbasanit. Në Vitin 2001 kemi 3 067 740 banorë në rang kombëtar , nga të cilët 362 503 ndodhen në qarkun e Elbasanit, pra që përbëjnë 12%. Shohim se përqindja e popullsisë së qarkut të Elbasanit ndaj totalit kombëtar ka ardhur duke u ulur nga viti 2001 në 2011.
Popullsia në qarkun Elbasan 2001-2011
Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA
Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA
Nëse do të shohim raportin e meshkujve dhe femrave në qarkun e Elbasanit, vëmë re se kemi një përqindje më të lartë të meshkujve në raport me femrat. Sipas Census 2011 në këtë qark 50.33% e popullsisë është e gjinisë mashkullore dhe 49.7% është femërore. Ky raport pothuajse është ruajtur nga viti 2001, ku kemi dominancë të gjinisë mashkullore prej 0.64%.
Popullsia në qarkun Elbasan sipas gjinisë 2001-2011
Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA
Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA
Gjatë dekadës së fundit, situate demografike në qarkun e Elbasanit , ka ndjekur një drejtim të caktuar dhe te dukshëm, uljen e vazhdueshme të popullsisë. Kjo vjen si pasojë e lëvizjes gjithnjë e më tepër të qytetarëve drejt qarqeve të tjera. Bazuar në të dhënat e marrë nga INSTAT dhe njësitë vendore, komuna dhe bashki të qarkut, vëmë re se vetëm 11% e popullsisë së Republikës së Shqipërisë është përqendruar në qarkun e Elbasanit.
Për sa i përket popullsisë urbane dhe rurale, vëmë re se në këtë qark mbizotëron popullsia që banon në zonat rurale. 62% e popullsisë jeton në zonë rurale dhe 38% e saj është e shpërndarë në zonën urbane të qarkut. Përqindja e popullsisë që jetojnë në zonën urbane në qarkun e Elbasanit është rritur nga viti 2001, por përsëri dominon popullsia rurale. Ky raport mbizotërues i popullsisë rurale ndaj urbane ka qenë dhe në 2001, konkretisht me 65.6% popullsi rurale dhe 34.4% popullsi urbane.
Popullsia urbane dhe rurale në qarkun e Elbasanit
Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA
Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA
Zhvillimi Ekonomik. Indikatorët e rëndësishëm makroekonomik që tregojnë nivelin e zhvillimit të qarkut janë niveli i papunësisë, numri i ndërmarrjeve aktive që ndodhen në qark, forca e punës si dhe numri i familjeve që përfitojnë ndihma ekonomike. Nëse do të ndalonim tek këto tregues për qarkun e Elbasanit do na rezultoni këto të dhëna.
Numri i ndërmarrjeve ekonomike që operojnë në Qarkun e Elbasanit është 7482 ndërmarrje për vitin 2011. Në përqindje, themi se vetëm 7.8% e ndërmarrjeve ekonomike janë vendosur në këtë qark. Ky qark rendit i pesti për sa i përket numrit të ndërmarrjeve aktive ekonomike në vend, pas qarkut të Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Vlorës.
Ndërmarrjet aktive në qarkun e Elbasanit sipas madhësisë, 2011
Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA
Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA
Tregues të rëndësishëm ekonomik për zhvillimin e qarkut janë papunësia dhe ndihma ekonomike që marrin familjet. Për vitin 2012, katërmujorin e fundit, numri i të papunëve në këtë qark është 16151 individë. Pra qarku i Elbasanit rendit i treti për nga numri i të papunëve, pas Qarkut të Tiranës, i cili përmban numri më të lartë të të papunëve dhe Qarkut Shkodër. Shprehur në përqindje niveli i papunësisë për këtë qark është 11% ndërsa në rang kombëtar është 12.82%.
Numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike sipas të dhënave INSTAT është si më poshtë:
Numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike në qarkun Elbasan 2012
Burimi :INSTAT, buletini tremujorit te katërt te 2012
Analiza dhe Komentet:ODA
Numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike në qarkun e Elbasanit është 13862 familje, e cila përbën 14% në rang kombëtar. Qarku i Elbasanit është treti i përsa i përket numrit të familjeve që marrin ndihmë ekonomike, pas qarkut të Shkodrës dhe Dibrës.
Sipas sektorëve, numri më i lartë i të punësuarve është në sektorin privat. Kështu në qarkun Elbasan , në vitin 2009, sektori privat kontribuoi me 90.1% të të punësuarve, ndërsa në nivel vendi sektori privat kontribuon me 83.5% të numrit të punësuarve.
Është e rëndësishme për tu bërë një dallim qarqeve për sa i përket treguesve të rritjes ekonomike. Këto tregues ekonomik përbëjnë një diferencim të caktuar nga ana sociale dhe ekonomike.