Njësi administrative të qarkut Dibër
Burimi: Ligji nr. 8652, datë 31. 07. 2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
Analiza dhe Komentet: ODA
Zhvillimi Demografik. Sipas Census 2011 popullsia në Republikën e Shqipërisë rezulton 2 842 925 banorë. Në qarkun e Dibrës jetojnë 142 554 persona, që përbëjnë 5 % të popullsisë së vendit. Po të bëjmë një krahasim me vitin 2001 vëmë re se popullsia është ulur në rang kombëtar e po kështu edhe në qarkun e Dibrës. Në Vitin 2001 kemi 3 067 740 banorë në rang kombëtar, nga të cilët 189 548 ndodhen në qarkun e Dibrës , pra që përbëjnë 6%. Shohim se përqindja e popullsisë së qarkut të Dibrës ndaj totalit kombëtar ka ardhur duke u ulur nga viti 2001 në 2011.
Popullsia në qarkun e Dibrës 2001-2011
Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA
Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA
Nëse do të shohim raportin e meshkujve dhe femrave në qarkun e Dibrës, vëmë re se kemi një përqindje më të lartë të meshkujve në raport me femrat. Sipas Census 2011 në këtë qark 50.86% e popullsisë është e gjinisë mashkullore dhe 49.1% është femërore. Duhet përmendur se ky raport i dominancës së gjinisë mashkullore në këtë qark ka ardhur në rritje, nga 50.13% meshkuj që kemi pasur në 2001, në 50.86% meshkuj në 2011.
Popullsia ne qarkun Diber sipas gjinise 2001-2011
Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA
Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA
Gjatë dekadës së fundit, situata demografike në qarkun Dibër , ka ardhur në uljen të vazhdueshme të popullsisë. Kjo vjen si pasojë e lëvizjes gjithnjë e më tepër të qytetarëve drejt qarqeve të tjera të orientuar drejt qendrës së Republikës së Shqipërisë ose qarqeve me mundësi më të lartë për zhvillim ekonomik .
Për sa i përket popullsisë urbane dhe rurale, vëmë re se në këtë qark mbizotëron popullsia që banon në zonat rurale prej 75% e totalit të popullsisë së qarkut. Ndërkohë në zona urbane jeton 25% -shi tjetër. Përqindja e popullsisë që jetojnë në zonën urbane në qarkun e Dibrës është rritur nga viti 2001 me një masë të vogël prej 5%.
Popullsia urbane dhe rurale në qarkun e Dibrës
Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA
Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA
Zhvillimi Ekonomik. Indikatorët e rëndësishëm makroekonomik që tregojnë nivelin e zhvillimit të qarkut janë niveli i papunësisë, numri i ndërmarrjeve aktive që ndodhen në qark, forca e punës si dhe numri i familjeve që përfitojnë nga ndihma ekonomike. Numri i ndërmarrjeve ekonomike që operojnë në Qarkun e Dibrës në vitin 2011 është 2049 ndërmarrje. Në përqindje kundrejt vlerës në nivel kombëtar themi se vetëm 1.9% e ndërmarrjeve ekonomike janë vendosur në këtë qark. Ky qark renditet i parafundit për sa i përket numrit të ndërmarrjeve aktive ekonomike në vend. Vetëm qarku i Kukësit shënon tregues më të ulët se Dibra. Numri i ulët i ndërmarrjeve ekonomike reflekton në numër të lartë papunësie dhe ne tregues të lartë të varfërisë.
Ndërmarrjet aktive në qarkun Dibër sipas madhësisë, 2011
Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA
Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA
Tregues të rëndësishëm ekonomik për zhvillimin e qarkut janë papunësia dhe ndihma ekonomike që marrin familjet. Për vitin 2012, katërmujorin e fundit, numri i të papunëve në këtë qark është 6808 individë. Shprehur në përqindje niveli i papunësisë për këtë qark është 5% ndërsa në rang kombëtar është 12.82%.
Numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike sipas të dhënave INSTAT është si më poshtë:
Numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike në qarkun Dibër 2012
Burimi :INSTAT, buletini tremujorit te katërt te 2012
Analiza dhe Komentet:ODA
Numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike në qarkun e Dibrës është 14481 familje. Qarku i Dibrës është dyti vërsa i përket numrit të familjeve që marrin ndihmë ekonomike, pas qarkut të Shkodrës. Pra kemi një përqindje shumë të lartë të familjeve që mbahen nga ndihma ekonomike në këtë qark.
Sipas sektorëve, numri më i lartë i të punësuarve është në sektorin privat. Kështu në qarkun Dibër , në vitin 2009, sektori privat kontribuoi me 86.9% të të punësuarve, ndërsa në nivel vendi sektori privat kontribuon me 83.5% të numrit të punësuarve.
Është e rëndësishme për tu bërë një dallim qarqeve për sa i përket treguesve të rritjes ekonomike. Këto tregues ekonomik përbëjnë një diferencim të caktuar nga ana sociale dhe ekonomike.