Partia Demokratike e Shqipërisë është një nga partitë parlamentare garuese në Zgjedhjet për Kuvend 2009. Në përfundim të procesit PD ka paraqitur për auditim pasqyra të plota mbi fonde të përfituara dhe shpenzuara. Fonde elektorale të kësaj partie përbëhen nga fonde publike dhe fonde jopublike si edhe nga Fondet e vetë subjektit.

Sa i përket fushatës së zgjedhjeve të vitit 2009, PD ka shpenzuar 157 054 067 Lekë. Në total fondet e mbledhura janë 150 219 437 Lekë dhe pasqyra financiare për fushatën zgjedhore 2009 karakterizohet nga tejkalim shpenzimesh në masën 6 834 630 Lekë ose  4.35  % e totalit të Shpenzimeve.

PD – Fonde dhe Shpenzime Elektorale, Fushata  2009


Burimi: Raport i Audituesit të pavarur dhe pasqyra e fondeve të përfituara dhe shpenzimeve të kryera gjatë fushatës zgjedhore për periudhën 28 maj- 28 qershor 2009, Partia Demokratike e Shqipërisë
Komente dhe Analiza: ODA

Struktura e fondeve të përftuara nga Partia Demokratike për Fushatë rezulton tepër e zgjeruar. Kështu PD në total ka siguruar për fushatën zgjedhore 150 219 437 lekë. Nga kjo vlerë të ardhura të subjektit nga Fonde Publike, sipas nenit 87 Kodi Zgjedhor janë 11.03 % te fondeve te PD, apo 16 573 342 Lekë. Ndërkohë PDSH ka siguruar 79 855 180 Lekë nëpërmjet donacioneve private (53.16%). Partia ka aktivizuar fonde të vetat të mëhershme për mbulim të shpenzimeve në fushatë në një masë të konsiderueshme, në vlerën 53 790 915 lekë ose 35.81 % te totalit te fondeve fushatë 2009.

PD – Fonde Elektorale, Fushata  8 prill 2009 – 8 maj 2009.


Burimi: Raport i Audituesit të pavarur dhe pasqyra e fondeve të
përfituara dhe shpenzimeve të kryera gjatë fushatës zgjedhore për
periudhën 28 maj- 28 qershor 2009, Partia Demokratike e Shqipërisë
Komente dhe Analiza: ODA

Partia Demokratike e Shqipërisë, i ka përfituar Donacionet e në fushatë 2009, nga dhurues për vlera më të vogla se 100 000 Lekë  në një shumë prej 51 704 980 lekë apo 64.74 % te totalit te donacioneve, donacione në shërbime dhe të mira (dhurime në natyrë) me vlerë monetare 809 875 lekë apo 1.22 % . Gjithashtu 34 % e donacioneve janë nga donator për vlera më të larta se 100 000 Lekë.

Struktura e Donacioneve PD, Fushatë Zgjedhore 2009

Burimi: Raport i Audituesit të pavarur dhe pasqyra e fondeve të
përfituara dhe shpenzimeve të kryera gjatë fushatës zgjedhore për
periudhën 28 maj- 28 qershor 2009, Partia Demokratike e Shqipërisë
Komente dhe Analiza: ODA

Lista e donatorëve të Partisë Demokratike në fushatën 2009, është tepër e gjatë. Ajo përbëhet nga 62 Donatore, te gjithe Persona Fizik.

Lista e Donatorëve PD – Fushatë 2009


Burimi: Raport i Audituesit të pavarur dhe pasqyra e fondeve të
përfituara dhe shpenzimeve të kryera gjatë fushatës zgjedhore për
periudhën 28 maj- 28 qershor 2009, Partia Demokratike e Shqipërisë
Komente dhe Analiza: ODA

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: R.E