Open Data Albania po hulumton mbi nivelin e të punësuarve në vend sipas kategorisë së tyre të pagës. Hulumtimi synon të shprehë se sa është numri dhe pesha e të punësuarve sipas vlerës së pagës mujore që ata deklarohen. Të dhënat bazohen tek mesatarja mujore e nëntëmujorit të parë 2013. Burim informacioni është Ministria e Financave.

Në mesataren e totalit në këtë vit, të punësuar kontribues në vend janë shënuar katërqind e njëzete pesë mijë e gjashtëdhjetë e gjashtë persona. Rezulton se 56,2% e totalit të personave të punësuar janë me paga nën vlerën tridhjetë mijë lekë në muaj.

Mund të themi se më shumë se gjysma e të punësuarve në vend nuk i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat personale në skemën aktuale të tatimit. Paga 30 – 40 mijë lek në muaj është paga e 9.2% e të punësuarve të deklaruar në Republikën e Shqipërisë, ndërsa 10,6 % është pesha kundrejt totalit e personave me pagë mujore të kategorisë 40 – 50 mijë lek në muaj. Kategoria e personave që punësohen me pagesë mujore në vlerën 100 – 200 mijë lekë është pothuaj e papërfillshme tek totali i të punësuarve kontribuues. Ndërkohë pagën mbi 200 mijë lek në vend e përfitojnë 1.2 % e kontribuesve.


Burimi: Ministria e Financave   
Komentet dhe përpunimi: ODA


Burimi: Ministria e Financave   
Komentet dhe përpunimi: ODA