Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me numrin e përfituesve të pensioneve familjare për vitet 1998-2012. Pensione familjare janë pensionet që përfitojnë personat që humbasin bashkëshortët dhe kanë fëmijë në ngarkim, fëmijët jetim etj. Gjatë vitit 2013 kanë përfituar pensione familjare 28 393 meshkuj dhe 19 383 femra. Pra gjithsej përfitues të skemës së sigurimeve shoqërore për pensionet familjare kanë qenë 47 776 persona.


Burimi: INSTAT, ISSH
Komentet dhe analiza: ODA

Pensioni familjar duke qenë një pension i përfitueshëm nga një shumëllojshmëri personash vihet re një ndryshueshmëri e shpeshtë e numrit të përfituesve të kësaj skeme. Gjatë viteve 1998-2013 vihet re që viti 2003 është viti me numrin më të lartë të përfituesve, ndërsa viti 2006 me numrin më të pakët të tyre. Në vitin 2003 ishin 54 224 përfitues, në vitin 2006 47 455 përfitues.


Burimi: INSTAT, ISSH
Komentet dhe analiza: ODA

Më të shumtë në numër janë përfituesit e gjinisë mashkullore që marrin pensione familjare. Megjithatë nëse në vitin 1998 ishin 4.7 herë më shumë meshkuj sesa femra që përfitoni pensione familjare nga skema e sigurimeve shoqërore. Në vitin 2013 raporti meshkuj/ femra në përqindje qëndron afërsisht në vlerat  59.4% meshkuj dhe 40.6% femra.


Burimi: INSTAT, ISSH
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci