Në vitin 2003 produktet e kafes ishin të kategorizuar në katër grupe kryesore, si Kafe e papjekur; Kafe e pjekur; Lëkura, lëvoret zëvendësuesit e kafesë; Ekstrakte, esenca, koncentrate kafeje dhe përgatitje prej tyre (neskafe etj.), ku për grupin e parë akciza ishte 40 lekë/kg, për grupin e dytë 80 lekë/kg, për grupin e tretë 40 lekë/kg dhe për grupin e fundit 250 lekë/kg kafe. Akciza për grupin e fundit të kafes nuk ka ndryshuar deri në vitin aktual.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Federata Europiane e Kafes, BE, Autoritetet tatimore të vendeve përkatëse
Përpunimi dhe komentet: ODA
Në vitin 2006 akcizat u rritën për të tre grupet, ku akciza për grupin e parë u bë 50 lekë/kg, për grupin e dytë 100 lekë/kg dhe për grupin e tretë 50 lekë/lekë. Që nga ky vit akciza për grupin e tretë ka mbetur e pandryshuar. Në vitin 2009 akcizat pësuan në rritje të ndjeshme, ku akciza për kafen e papjekur u bë 70 lekë/kg dhe akciza për kafen e pjekur u bë 140 lekë/lekë, pra u rrit me 40%. Në vitin 2010 alciza për kafen e papjekur u ul në 30 lekë/kg dhe në vitin 2012 kjo akcizë u bë zero. Pra, që nga viti 2012 nuk paguhet më akcizë për kafen e papjekur. Ndërsa akciza e kafes së pjekur u ul në 60 lekë/kg në vitin 2012 dhe vazhdon të mbetet e tillë dhe në vitin aktual.
Akciza e kafes në vitet 1996-2014
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Federata Europiane e Kafes, BE, Autoritetet tatimore të vendeve përkatëse
Përpunimi dhe komentet: ODA
Në vendet e rajonit të marra në shqyrtim zbatohet akciza mbi kafen. Kjo akcizë shprehet në disa vende, përfshirë dhe vendin tonë, si shumë fikse për kilogram, ndërsa në disa vende si përqindje vlerës së importit duke përfshirë shumat për deytrimet doganore dhe taksat e tjera të importit. Në vendet e BE, sipas të dhënave të Federatës Europiane të Kafes dhe të Bashkimit Europian, vetëm Belgjika, Gjermania, Kroacia, Letonia dhe Rumania aplikojnë akcizë mbi kafen. Të gjithë vendet e tjera të BE nuk kanë akcizë mbi kafen, madje vende si Irlanda, Malta, Mbretëria e Bashkuar nuk aplikojnë as tatim mbi vlerën e shtuar për këtë produkt. (Dhjetor 2013) Ndërsa, në vendet e rajonit vetëm Kosova nuk aplikon akcizë mbi kafen. (LIGJI Nr. 03/L-220, Viti 2010)
Ndër vendet e rajonit, Bosnje Hercegovina dhe Kroacia aplikojnë akcizë mbi kafen si një tarifë fikse për kilogram, ashtu si dhe vendi ynë. Bosnje Hercegovina aplikon tarifën më të lartë prej 107.2 Lek/Kg për kafen e papjekur, ndërsa Kroacia aplikon tarifën më të lartë për kafen e pjekur, prej 110.2 Lek/Kg. Vendi ynë ofron tarifën më të ulët për kafen e pjekur, e cila është 60 Lek/Kg dhe nuk aplikon akcizë për kafen e papjekur. Vendet e tjera, siç janë Mali i Zi, Maqedonia, Serbia aplikojnë akcizën mbi kafen si një përqindje mbi vlerën e importit duke përfshirë shumat për deytrimet doganore dhe taksat e tjera të importit. Serbia aplikon tarifën prej 30% si për kafen e pjekur dhe atë të papjekur, Mali i Zi aplikon tarifën prej 20% për të dyja llojet e kafeve, ndërsa Maqedonia aplikon tarifën prej 5% për kafen e papjekur dhe tarifën prej 15% për kafen e pjekur.
Akciza e kafes në rajon dhe vendet e BE
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Federata Europiane e Kafes, BE, Autoritetet tatimore të vendeve përkatëse
Përpunimi dhe komentet: ODA