Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin e të punësuarve në institucionet buxhetore për vitin 2014. Të dhënat janë marrë nga tabelat me parashikime buxhetore të Ministrisë së Financave. Institucionet Buxhetore janë ministritë, drejtoritë në vartësi të drejtpërdrejt apo institucionet e pavarura dhe ato kushtetuese. Pagat e tyre mbulohen drejtpërdrejt nga Buxheti i Shtetit. Hulumtimi ka zbardhur edhe tkurrjen e të punësuarve në sektorin buxhetor që është parashikuar për vitin 2014 kundrejt 2013-tës. Gjithashtu janë evidentuar edhe institucionet ku do të ketë më pak të punësuar.

Në vitin 2014 administrata buxhetore do të shënojë 1210 punonjës më pak kundrejt vitit pararendës. Po të krahasojmë vlerat në vitin 2013 dhe 2014, do të shohim se ka tkurrje të punonjësve te Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Shërbimi Informativ Shtetëror, Ministria e Brendshme, Ministria Financave dhe Avokati i Prokurimeve. Numri I Buxhetorëve është shkurtuar në mënyrë graduale në katër vitet e fundit.


Burimi : Ministria e financave, Buxheti i konsoliduar 2011-2014       
Perpunimi: ODA       

Ndërkohë dy ministri të reja si Ministria e Energjetikës dhe Industrisë si dhe ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit kanë nga përkatësisht 533 dhe 617 punonjës në vartësi. Ndërkohë mbetet e paqartë organika e Avokatit të Prokurimeve, institucion buxhetor me 14 të punësuar në vitin 2013 por që nuk është i shënuar si subjekt më vete në tabelën strukturë e punësimit për vitin 2014-të.


Burimi : Ministria e financave, Buxheti i konsoliduar 2011-2014       
Perpunimi: ODA       

Shtesë të stafit ka tek Ministria e Arsimit dhe Sporteve; Ministria e Integrimit,  Ministria e Bujqësisë, Ushqimimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; Këshilli Ministrave, Kuvendi. Edhe institucione të tjera të pavarura si, Inspektoriati i Lartë Kontrollit të Deklarimit të Pasurive, Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor  kanë pësuar rritje të punonjësve nga viti 2013 në vitin 2014.


Burimi : Ministria e financave, Buxheti i konsoliduar 2011-2014       
Perpunimi: ODA       

Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Drejtësisë do të jenë dy ministritë me shkurtime më të mëdha të stafeve nën vartësi. Në organikën e mbrojtjes në vitin 2014 do të paguhen 690 punonjës më pak, ndërsa në atë të Drejtësisë 570 punonjës buxhetor do të detyrohen të dalin nga sistemi. Tkurrje do të shënojë edhe sektori I shëndetit publik pasi në 2014-ten janë parashikuar 346 vend e pune më pak kundrejt viti pararendës.


Burimi : Ministria e financave, Buxheti i konsoliduar 2011-2014       
Perpunimi: ODA       

Kontribuoi: Ina Baja