Open Data Albania po hulumton mbi numrin e personave të proceduar si autorë të nxitjes së vetëvrasjes. Ky hulumtim bazohet te raste të proceduara dhe autorë të dënuar nga gjykatat sipas nenit 99 të Kodit Penal “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ligji penal konsideron fajtorë dhe dënon me gjobë ose burgim deri në pesë vjet, të gjithë ata persona që shkaktojnë vetëvrasjen apo nxisin tentativë për vetëvrasje të një një personi tjetër përmes trajtimit të keq sistematik ose nga sjelle të tjera sistematike që prekin rëndë dinjitetin, në kontekstin kur viktima ka vartësi materiale apo të çfarëdolloji tjetër me personin shkaktar të gjendjes që çon në vetëvrasje.

Çdo vit, gjykatat shqiptare dënojnë dy deri në pesë shtetas si nxitës dhe shkaktarë të vetëvrasjeve.

Burimi: Vjetar Statistikor MD 2004 -2012       
Komentet dhe përpunimi: ODA

Kështu, sipas të dhënave zyrtare, kurbën më të lartë kjo vepër penale e ka arritur në vitin 2008, ku janë regjistruar pesë vepra penale me pesë persona të dënuar. Në vitet e mëvonshme, kjo vepër penale ka njohur një tendencë në rënie. Kështu, në vitin 2009, shënohen katër çështje me katër të dënuar. Në vitin 2010 po kaq çështje dhe të dënuar. Në viti 2011 janë vërejtur tri raste dhe tre persona të dënuar, ndërsa në vitin 2012 vetëm një rast i shënuar.
Kontribuoi: Dashamir Biçaku