Përkufizime. Mosha Zyrtare Ligjore e daljes në pension është mosha në të cilën me ligj një nënshtetas i një vendi ka të drejtë të aplikojë për pension pleqërie. Mosha Mesatare Efektive e daljes në pension është mosha në të cilën popullsia e një vendi ka aplikuar për të marrë pension dhe është tërhequr nga tregu i punës me kohë të plotë. Kjo tërheqje mund të ndodhë para ose pas moshës zyrtare.
Mosha në vite. Që nga viti 2002, mosha e daljes në pension në Shqipëri është rritur me 0.5 vjet çdo vit, deri në vitin 2012, kur u arrit mosha 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë. Mosha mesatare efektive në rastin e Shqipërisë ka ndjekur nga afër moshën zyrtare pa ndryshime të mëdha.
Burimi: ISSH
Përpunimi dhe komentet: ODA
Burimi: ISSH
Përpunimi dhe komentet: ODA
Shqipëria dhe vendet e tjera. Mosha mesatare ligjore e daljes në pension për burrat në Shqipëri në vitin 2012 qe 65 vjeç, pak më e lartë se sa mesatarja e 34 vendeve anëtare të OECD, të cilat e kishin 64.65 vjeç. Gjashtë nga 35 vendet e analizuara kanë moshë daljeje në pension më të ulët se sa Shqipëria për burrat, konkretisht, Çekia e ka 62.5 vjeç, Estonia 63 vjeç, Hungaria 63.5 vjeç, Sllovakua 62, Sllovenia 63 apo Koreja e Jugut, 60 vjeç.
Disa vende si Irlanda, Italia, Norvegjia, apo SHBA kanë moshë zyrtare të daljes në pension më të lartë se sa Shqipëria, ku Izraeli, Norvegjia dhe Islanda mbajnë rekordin me moshë daljeje në pension 67 vjeç.
Burimi: Burimi: për vendet e tjera, OECD.org. Për Shqipërinë, ISSH.gov.al
Përpunimi dhe komentet: ODA
Burimi: Burimi: për vendet e tjera, OECD.org. Për Shqipërinë, ISSH.gov.al
Përpunimi dhe komentet: ODA
Diferenca meshkuj/femra. Shqipëria, Izraeli, Austria, e Italia janë nga të paktat vende që kanë diferencë të madhe prej 4 apo pesë vjetësh në moshën zyrtare të daljes në pension mes burrave dhe grave. Për vendet e tjera, diferenca është shumë më e vogël ndërsa shumicën e rasteve, burrat dhe gratë marrin të drejtë ligjore për pension pleqërie në të njëjtën moshë.
Burimi: Burimi: për vendet e tjera, OECD.org. Për Shqipërinë, ISSH.gov.al
Përpunimi dhe komentet: ODA
Efektive dhe ligjore
Njerëzit mund të dalin në pension para ose pas moshës ligjore të pensionimit në rast se duan të punojnë më gjatë, ose kanë mbushur vitet e kontributeve dhe nuk dëshirojnë të punojnë më. Nga të dhënat e OECD rezulton se në shumë vende njerëzit dalin më vonë ose më herët se sa mosha zyrtare, ndërsa në Shqipëri, mosha e daljes në pension është pothuajse ekzaktësisht edhe mosha ligjore. Në disa vende si Meksikë, Kore, Kili e Japoni, mosha efektive e daljes në pension të burrave është shumë më e lartë se sa mosha zyrtare. Spanja, Italia, Gjermania apo Belgjika janë në anën tjetër, këtu burrat dalin në pension disa vite më herët se sa mosha ligjore zyrtare.
Për gratë vërehet e njëjta situatë, vende si Japonia, Kili apo Kore, dalja në pension shtyhet shumë vite pas moshës zyrtare ndërsa në Gjermani apo Francë gratë dalin në pension 3 deri në 5 vite para moshës zyrtare.
Burimi: Burimi: për vendet e tjera, OECD.org. Për Shqipërinë, ISSH.gov.al
Përpunimi dhe komentet: ODA
Burimi: Burimi: për vendet e tjera, OECD.org. Për Shqipërinë, ISSH.gov.al
Përpunimi dhe komentet: ODA