Të nderuar Miq,

Open Data Albania përmes rubrikës Shpenzime Elektorale 2013 po vizualizon per të dhëna mbi fonde, shpenzime dhe donacione apo borxhe të Fushatës Zgjedhore per Kuvend 2013. Transparenca në Financimin  e Subjekteve Zgjedhore rregullohet me parashikime ligjore ne Kodin Zgjedhor konkretisht në Kreu II, Nene 87 – 92.

  1. Në fushatën zgjedhore 24 maj – 23 qershor morën pjesë 68 subjekte zgjedhore parti dhe individ. Deri në muajin janar, konkretisht shtatë muaj pas fushatës në web-in zyrtarë të Komisjonit Qëndror të Zgjedhjeve janë publikuar vetëm 52 raporte auditimi. Detyrimi i KZQ për publikim të raporteve të auditimit për të gjitha subjektet bazohet ne Nenin 91 pika 4 e Kodit.
  2.  

  3. Subjektet e audituara kanë deklaruar se kanë grumbulluar në total për të vënë në dispozicion të aktiviteteve elektorale një fond prej 241 211 140 lekë (afërsisht 2.34 milion dollarë).
  4.  

  5. Nga ana tjetër partitë kanë shpenzuar më shumë se fondi që kanë siguruar. Subjektet deklarojnë se e kanë përfunduar procesin e kontabilizimit të shpenzimeve të fushatës me tejkalime dhe borxhe elektorale ne masën 34.56 % të totalit të shpenzimeve. Shpenzimet elektorale janë deklaruar në vlerën 38 011 328 lekë (afërsisht 3.659 milion dollarë).
  6.  

  7. Partia me nivelin më të lartë të shpenzimeve elektorale është Partia Demokratike me 39.18 % të totalit, pasuar nga Partia Socialiste me 33.2% të totalit të shpenzimeve.
  8.  

  9. 50% e fondit të siguruar për fushatë përbëhet nga para të dhuruara nga donatorët. Është hera e parë ne vend që donacionet dalin si zëri me vlerë më të lartë tek renditja e burimeve financiare. Pjesa prej 27.59% e totalit të shpenzimeve janë fonde të përfituara nga Buxheti i Shtetit. 15.3 % fonde të grumbulluara nga kuotizacionet dhe burime statutore të partisë. Edhe në këtë fushatë partitë politike si LSI dhe PDIU kanë përfituar nga reklama televizive pa pagesë kundrejt zbritjes së detyrimeve fiskale të subjektit mediatik ndaj arkës së shtetit. Pesha i këtijë burimi financiar është 6.8 % e totalit.
  10.  

  11. Konkretisht 52 raporte auditimi të partive politike janë hartuar nga vetëm 9 ekspert kontabël. Cdo eksperti i ka takuar të bëjë auditim te 5 apo 6 partive duke shënuar një përqëndrim jo efikas të procesit të auditimit në një rreth të ngushtë ekspertësh. Kjo si pasojë e parregullsive ligjore të konstatuara në mbajtjen e shortit për përzgjehdje ku nuk u respektua kriteri ligjor i të paktën 20 ekspertëve pjesmarrës në short, për më me detaje shiko: Komsijoni Qëndror i Zgjedhjeve shkel Kodin Zgjedhor.
  12.  

  13. Lista e Donatorëve të Partive politke përbëhet nga 125 emra individësh që kanë dhuruar vlera më të mëdha se 100 mijë lek. Në total partië kanë grumbulluar donacione prej 121 130 076 Lekë (përafërsisht 1 187 549 USD). Partia Demokratike ka siguruar 52.29% të totalit të dhurimeve private të fushatës pasuar nga Partia Socialiste e cila megjithëse parti fituese e procesit zgjedhor ka siguruar vetëm donacione në raportin 37.4% e totalit të dhurimeve zgjedhore.
  14.  

  15. Disa nga raportet e auditimit të publikuara në web-in e KQZ nuk janë të plota. Si shembull konkret është rasti i auditimit për Partia Demokratike ku mungon si pjesë e raportit lista emërore e donatorëve, listë e vënë në dispozicion të publikut vetëm pas kërkesave në respekt të të drejtës së informimit.
  16.  

  17. Ndër tre proceset e fundit zgjedhore fushata që ka kushtuar më shumë është Fushata për Zgjedhjet në Kuvend e mbajtur në 2013-të.

Më gjerësisht artikujt  me të dhëna konkrete ju mund ti lexoni tek Rubrika Shpenzime Elektorale 2013. Po kështu ju mund të gjeni të dhëna të përmbledhura edhe për dy fushata më të hershme zgjedhore si Shpenzime Elektorale 2009 dhe Shpenzime Elektorale 2011.

Ju faleminderit