Një litër naftë në pikat e karburanteve kap shifrën e 190 lekëve. Rritje drastike është bërë edhe për benzinën, e cila kushtonte vetëm 85 lekë në vitin 1998, ndërsa në ditët në vazhdim pritet të kapë shifrën rekord të 200 lekëve të reja.

Një litër naftë në vitin 1998 kushtonte vetëm 50 lekë të reja. Sot ky çmim thuajse është katërfishuar. Një litër naftë në pikat e karburanteve kap shifrën e 190 lekëve. Rritje drastike është bërë edhe për benzinën, e cila kushtonte vetëm 85 lekë në vitin 1998, ndërsa në ditët në vazhdim pritet të kapë shifrën rekord të 200 lekëve. Sipas një hulumtimi të bërë nga Open Data Albania, bazuar dhe në të dhënat e Bankës Botërore, çmimi i naftës në vendin tonë ka ndryshuar përgjatë 12 viteve Në gjithë rruzullin tokësor çmimi i naftës është rritur mesatarisht me 0.13 dollar amerikan për litër çdo dy vjet, ndërsa ai i benzinës me 0.12 dollar amerikan për litër.

“Në vendin tonë benzina vlerësohej me 0.86 dollar amerikan për litër në vitin 1998, pra rreth dy herë më pak se në vitin 2012 ku çmimi i benzinës shënon plot 1.81 dollar për litër. Benzina duket të jetë një hidrokarbur më i shtrenjtë se nafta në Shqipëri përgjatë gjithë harkut kohor 1998-2012. Megjithatë vitet e fundit vihet re që ato kushtojnë pothuajse njësoj. Në vitin 2012 benzina kushton vetëm 0.02 dollar për litër më shumë se nafta”, – thuhet në studimin e ODA. Viti ku benzina shënon çmimin më të lartë, 1.81 dollar, është viti 2012. Prej vitit 2004 çmimi i benzinës është rritur mesatarisht me 12%. Vendet e Rajonit që shënojnë çmim më të ulët të benzinës se vendi ynë janë Serbia, Qipro, Kroacia, Estonia, Spanja, Maqedonia, Polonia, Rumania, Bullgaria, Kosova, Luksemburgu, Bosnje Hercegovina, Ukraina, Gjeorgjia, Rusia dhe Bjellorusia. Kontinenti Evropian dhe ai i Azisë Qendrore janë dy kontinentet me çmimin më të lartë të lëndëve djegëse në fjalë me përkatësisht 1.805 dollar për litër për benzinën dhe 1.775 dollar për litër për naftën.

Çmimet ulëta me të cilat tregtohen nafta dhe benzina shënohen në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore me 0.525 dollar për litër për benzinën dhe 0.425 dollar për litër për naftën. Kjo për faktin se këto dy kontinente shquhen për pasuri të larta natyrore të hidrokarbureve naftë dhe benzinë e si të tilla shërbejnë dhe si furnizues për vendet e tjera konsumatore.

2013-2014

Gjatë vitit 2013 nuk pati ndonjë ndryshim të çmimit të naftës apo benzinës. Përgjatë 2013-ës çmimi ka qëndruar në shifrat 1.7-1.8 dollarë për litër, si për benzinën, por dhe për naftën. Ndryshimi i qeverisë dhe rritja e taksës për akcizën, detyruan pikat e karburanteve që të rritin çmimin për naftën dhe benzinën me rreth 0.12 dollar ose e thënë ndryshe me 120 lekë të vjetra. Ky është rekordi i çmimit të karburanteve në Shqipëri, ku ka dhe pika të cilat kanë filluar që çmimin e benzinës ta rritin deri në 200 lekë të reja.

Pagesa e paaftësisë
8000 persona jashtë skemës, përfituan padrejtësisht

8000 persona abuzues janë hequr nga skema e përfitimit të pagesës së paaftësisë. Sipas auditimit të bërë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i nisur që në dhjetor të 2013-ës e deri më tani, janë 2-fishuar abuzimet në këtë skemë. E thënë me statistika, nëse personat me aftësi të kufizuara në botë për shkak të aksidenteve në punë rriten me 4% në Shqipëri brenda një 10 vjeçari janë rritur me 8%. Ministrisë iu desh 1,9 miliardë lekë për të likuiduar për muajin dhjetor pagesën mujore të PAK. Ndërsa tashmë i duhen edhe 2,8 miliardë lekë për të likuiduar muajt e prapambetur. Raportimi në Komisionin e Shëndetësisë u bë nga zv.ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentiana Sula. Kryetarja e Komisionit, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, tha se qeveria “Rama” është e papërgjegjshme, pasi mori borxhe dhe 3 miliardë lekë ua dha bizneseve klienteliste dhe jo grupeve vulnerabël. Të djathtët që e quajtën gënjeshtër të radhës nga Rama mbështetjen e PAK-së, votuan kundër aktit normativ për alokimin e fondeve dhe këtë herë patën shumicën e votave 7 kundër dhe 6 pro. Pavarësisht këtij diskutimi, ky fond garanton Ministria do t’u shpërndahet PAK-së.