Ish kryeministri i vendit Sali Berisha ka vijuar kritikat edhe shot ndaj qeverisë, por këtë herë në qendër të kritikave të tij ka qenë kompania Abissnet e shpërndarjes së linjës së internetit. Sipas Sali Berishës, kompania në fjalë, me ndërhyrjen e kryeministrit Rama dhe të deputetit Koço Kokëdhima kanë fituar të drejtën e furnizimit me linjë interneti për 176 kompani, çka është sipas tij antikushtetuese.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i shoqërisë Abissnet, e cila thekson se kjo është një shpifje pasi siç thekson kompania Berisha në akuzat e tij, nuk i është referuar kontratave të lidhura nga kjo kompani por numrit total të faturave tatimore mujore që janë lëshuar prej institucioneve shtetërore për ofrimin e shërbimit.

Abissnet: Deklaratat e Berishës, të pavërteta, ja faktet

Shoqëria Abissnet ka reaguar ndaj akuzave të Sali Berishës për përftim të tenderave në mënyrë të paligjshme me ndërhyrjen e qeverisë, duke i cilësuar këto deklarata si të pavërteta.

Sipas shoqërisë, akuzat e ish-kryeministrit nuk janë të bazuara në fakte reale, ndërsa për këtë ka listuar në reagimin e saj zyrtar edhe shifrat e vërteta të kontratave me të cilat kjo kompani ka për të ofruar shërbimin e internetit.

Kjo kompani thekson se është fituese brenda rregullave e tenderave të furnizimit me shërbimin e internetit.

Ja reagimi i plotë i kompanisë Abissnet:

Shoqëria ?Abissnet? sh.a kryen aktivitetin e saj në fushën e komunikimeve elektronike që prej vitit 2000. Që prej datës së themelimit, ?Abissnet? sh.a ka qasur teknologjitë më të përparuara, duke ofruar në këtë mënyrë shërbim me standarde të larta teknike dhe si rrjedhojë, ka qenë operatori më i kërkuar prej konsumatorëve familjarë dhe bizneseve.

Sot, nëpërmjet një mesazhi në facebook, Z. Sali Berisha ka përcjellë në publik një lajm të pavërtetë në lidhje me ofrimin e shërbimit të internetit prej shoqërisë ?Abissnet?sh.a ndaj 176 institucioneve shtetërore, siç citohet prej Z. Berisha, i cili në këtë deklaratë e cilëson këtë shoqëri, si shoqërinë e deputetit Koço Kokëdhima.

Në lidhje me  këtë lajm, shpjegojmë se Koço Kokëdhima ka qenë aksioner në shoqërinë ?Abissnet? sh.a deri më datë 06.02.2014, datë në të cilën ka tjetërsuar aksionet e tij nëpërmjet shitjes tek një person tjetër juridik. Në vijim, shoqëria ?Abissnet? sh.a, si subjekt tregtar i së drejtës shqiptare, në respektim të parimit të lirisë së veprimtarisë ekonomike, ka marrë pjesë, duke konkurruar në mënyrë të ndershme dhe duke plotësuar të gjitha kriteret ligjorë, në disa prej prokurimeve publike që kanë organizuar institucionet shtetërore për shërbim interneti dhe telefonie. Shoqëria ?Abissnet sh.a? është shpallur fituese nga procedura të rregullta prokurimi, prej 46 institucioneve shtetërore, dhe jo prej 176 institucioneve që citohen prej Z. Berisha, i cili në përcaktimin e këtij numri nuk i është referuar numrit të kontratave që ka nënshkruar shoqëria ?Abissnet?sh.a, por numrit total të faturave tatimore mujore që janë lëshuar prej institucioneve shtetërore për ofrimin e shërbimit.

Vëmë në dukje se pjesëmarrja e shoqërisë në tendera publikë dhe nënshkrimi i kontratave është kryer pas datës 06.02.2014, duke mos cënuar në këtë mënyrë asnjë detyrim kushtetues apo ligjor. Në të gjitha rastet, Abissnet sh.a është shpallur fituese për prokurim me blerje të vogla (në të cilat fondi limit është jo më shume se 400,000 lekë), me përjashtim të tenderit të realizuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ku fondi limit ka qenë 5,059,800 lekë dhe shoqëria Abissnet sh.a është shpallur fituese në vlerën 1,890,000 lekë.

Nga 46 institucionet prej te cilave është shpallur fituese, shoqëria ?Abissnet?sh.a, me 27 prej tyre, ka patur marrdhënie kontraktore edhe në vitet e kaluara, kur në krye të qeverisë shqiptare ka qenë Z. Sali Berisha. Vlera totale e të gjithë kontratave të lidhura pas datës 6 shkurt 2014, me 46 institucionet është 3,630,192 lekë, prej të cilës 2,934,000 lekë është vlera e kontratave të lidhura për herë të parë me 19 institucione shtetërore, me procedura të rregullta prokurimi.

Shoqëria Abissnet sh.a ka klikuar në linkun  e publikuar prej Z. Berisha, dhe konstaton që operatorë të tjerë të komunikimeve elektronike që veprojnë në Shqipëri janë shpallur fitues dhe kanë lidhur kontrata me institucione shtetërore me vlera mbi 20-30 fishin e vlerës totale të të gjithë kontratave që Abissnet ka nënshkruar. Ndërkohë që, Abissnet sh.a, pas datës 6 shkurt 2014, ka lidhur me 19 institucione kontrata shërbimi për herë të parë, me një vlerë totale 2,934,000 lekë, e cila është sa 0.75% të të ardhurave mesatare vjetore të shoqërisë të katër viteve të fundit. Kjo përbën një shifër të papërfillshme ne raport me volumin e biznesit të shoqërisë.

?Abissnet?sh.a thekson edhe njëherë, se pjesëmarrja e saj në prokurimet publike ka qenë e ligjshme, transparente, e ndershme , në pajtueshmëri me kërkesat dhe parimet ligjore, pa shfrytëzuar pozitën dhe pushtetin e asnjë pjesëmarrësi të politikës.

Berisha: Abissnet fiton kontrata  falë qeverisë
Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka akuzuar kompaninë Abissnet se ka fituar tendera të shërbimit të internetit falë ndërhyrjes së qeverisë, dhe më konkretisht të kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Koço Kokëdhima.

Në akuzën e tij, ai është shprehur se ndërhyrja është bërë nga ana e qeverisë për këtë kompani lidhur me 176 kontrata duke e cilësuar këtë si antikushtetuese dhe përftim të deputetëve në

Më poshtë postimi i plotë i Sali Berishës në Facebook:
Te dashur miq, dokumenta autentike te botuara ne mediat e shkruara dhe ato sociale (me poshte linku ku mund te gjeni te gjitha kontratat) faktojne se, ne dhunim flagrant te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit, Rama dhe sivllau i tij Kokedhima, po mbushin bashkarisht xhepat me parate e shtetit me tendera qe, me urdher te Rames, i jepen sivllaut Koço.

“Keto dokumenta faktojne se kompania e sivllaut Koço, Abissnet, ka marre ekskluzivitetin, me urdher te Rames, per furnizimin me internet te mbi 176 institucioneve zyrtare qendrore dhe lokale. Kjo eshte nje shkelje flagrante e Kushtetutes se Shqiperise, e cila u ndalon kategorikisht deputeteve te perfitojne nga pasurite e shtetit apo pushtetit vendor dhe i denon ata me heqje mandati ne rast se nuk respektojne kete kerkese. Keshtu, Kushtetuta ne nenin 70 pika 3 percakton se: “Deputeti nuk mund te kryeje asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit apo pushtetit vendor dhe as te fitoj pasuri te ketyre”. Kurse ne piken 4 ky nen i Kushtetutes percakton heqjen e mandatit te deputetit ne rast se shkelet pika 3 e tij, siç ju hoq Ilir Beqes, qe duke qene deputet fitonte se bashku me baxhanakun e Rames, Frankun, tenderat nga bashkia e Tiranes dhe Durresit.

Ky nen i Kushtetutes ka si qellim kryesor te mbroje pasurite publike nga pushtetaret dhe nga abuzimi i pushtetit me to. Por tani, neo-bllokmenet nuk pyesin per Kushtetuten. Per ta, ajo eshte nje leter pa vlere qe duhet ta zbatojne vetem te tjeret. sb”