Republika e Kosovës rezulton të ketë rezerva në sasi ari për frymë më shumë se Republika e Shqipërisë. Në vitin 2013 Kosova shënon një rezervë ari për frymë prej 0.0374 onz, ndërsa Shqipëria 0.0353 onz. Kjo ka dalë nga një hulumtim i bërë nga Open Data Albania lidhur me rezervat e arit në Republikën e Kosovës në harkun kohor 2009-2013.
“Nëse i referohemi rezervave të arit në terma sasior për Kosovën, sasia përllogaritur sipas njësisë matëse onz, ka pësuar rënie në vitet 2009-2012, përkatësisht nga 7.868 onz në 017 onz. Në vitin 2013 kjo sasi është rritur kundrejt vitit pararendës dhe shënon 6.831 onz”, thuhet në hulumtim.
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) është enti përgjegjës për mbajtjen e rezervës shtetërore të arit.
Metalet e çmuara kanë pësuar luhatje të çmimit në tregun ndërkombëtar duke shënuar vlera të ndryshme në vite. Duke ju referuar vlerës ekuivalente në euro në vitin 2013, Kosova shënon 59.6 milionë euro rezerva ari nga 60.3 milionë euro që ishin në vitin 2009.
“Rezerva e arti për frymë është luhatur sipas ndryshimeve në popullsi dhe në sasi të mbajtur si rezervë. Në vitin 2009 Kosova shënon një rezervë ari 34.23 euro për person. Kjo vlerë është reduktuar në 32.68 euro për person në vitin 2013”, thuhet tutje në hulumtim. Në harkun kohor 2009-2013 rezervat e arit përllogaritur në euro në Republikën e Kosovës kanë pësuar një rritje me 7.96% në tre vitet e para, për t’u ulur me 8.45% në dy vitet në vijim.