Partia Demorkatike, pretendon fakte të reja mbi skandalin financiar, që në qendër ka kompaninë e vëllait të Ministrit të Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj. Sipas kordinatores për marrëdheniet me publikun, Grida Duma, skandali me 394 milionë lekë për dekorimin e qytetit është vetëm një nga aferat, pasi në terësi nga zyrat e shtetit, kompania EAG ka marrë rreth 520 milionë lekë.
“Agjensia Kombëtare e Turizmit, 26 milionë lekë për EAG në gusht të këtij viti.Agjensia kombëtare e Turizmit, 3 milionë e 600 mijë lekë në korrik të këtij viti.Agjensia Kombëtare e Turizmit, 4 milionë e 690 mijë lekë, në prill të këtij viti.Agjensia e Mjedisit dhe Pyjeve, 2 milionë e 310 mijë leekë për EAG në mars të këtij viti.
Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të drejtave të Fëmijëve, 25 milionë lekë për EAG, në qershor të këtij viti.Aluizni, 2 milionë e 190 mijë lekë për EAG në shtator të këtij viti.Ministria e Drejtësisë, 186 mijë lekë për EAG në qershor të këtij viti.
Po në qershor të këtij viti, sërish Ministria e Drejtësisë, 600 mijë lekë për EAGPra ka një thirrje, një urdhër ndaj agjensive e ministrive, që të japin para për EAG”.
Kjo kompani, sipas demokrateve ka përfituar fonde dhe kur ishte në opozitë, kryesisht nga Bashkitë e majta në vend, ku pjesë e listës është edhe Ura Vajgurore, që drejtohet nga daja i Erion Veliajt.
“Kështu Gogla e Veliajt, ka marrë para nga bashkitë socialiste. Më e turpshmja është një shumë prej 3 milionë e 500 mijë lekësh që ka marrë nga Bashkia e Urës Vajgurore.
Kryetari i Bashkisë së Urës Vajgurore është daja i Erion Veliajt, e patjetër ai do ti jepte nipit ca taksa të shqiptarëve. Por Gogla e Velijat, edhe pse në opozitë në atë kohë, ka marrë para edhe nga Bashkia e Durrësit, apo nga Avokati i Popullit.”
Duma, tha se pasurimi i paturpshëm në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe taksave të tyre, ndodh pikërisht në kohën e varfërisë dhe skamjes që ka zaptuar vendin.