Open Data Albania ka marrë në shqyrtim shumën e shpenzuar nga Buxheti i Shtetit për shëndetësinë në raport me popullsinë në vitet 2010-2015. Financimi total për shëndetësinë nga Buxheti Shtetit përbëhet nga buxheti i alokuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Të ardhurat kryesisht kontributet, të cilat administrohen nga ISKSH.


Burimi: Ministria e Financave, INSTAT
Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania

Shuma e shpenzuar për shëndetësinë për frymë ka ardhur në rritje nga viti në vit, ku spikasin vitet 2011, 2014 dhe 2015. 2011-a përbën vitin me rritjen më të lartë vjetore të financimit të shëndetësisë për frymë. Këtë vit buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë, u rrit me 11.22% apo 2.9 miliardë lekë kundrejt vitit paraardhës.


Burimi: Ministria e Financave, INSTAT
Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania

Vitet 2012, 2013 kanë njohur një rritje modeste të financimit të shëndetësisë për frymë, por situata ndryshoi në vitin 2014. Vlera e tij arriti në 13 446 lekë nga 12 432 që ishte në 2013-n. Kjo rritje u shkaktua thuajse në të njëjtën masë nga rritja e buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë (1.59 miliardë lekë apo 5.55%) dhe rritja e shumës së kontributeve (1.309 miliardë lekë apo 17.9%). Kjo do të thotë se pavarësisht premtimit për shëndetësi falas, rritja e financimit të shëndetësisë gjatë vitit 2014 u mbështet gjerësisht në rritjen e të ardhurave nga kontributet, të cilave gjatë vitit 2014 iu hoq edhe tavani i sipërm për efekt llogaritjeje.


Burimi: Ministria e Financave, INSTAT
Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania

Në vitin 2015 financimi i shëndetësisë për frymë pritet të shkojë në 14 234 lekë apo 5.86% më shumë se në vitin 2014. Rritja këtë herë është shkaktuar nga rritja e buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa kontributet pritet të jenë në nivelin e 8.8 miliardë lekëve apo 2% më shumë së në 2014-n. Buxheti i planifikuar për vitin 2015 karakterizohet nga: Rritja e financimit të Ministrisë së Shëndetësisë në masën 5.5%, po aq sa në vitin 2014; shë mbajtja e nivelit të kontributeve të sigurimeve në 8.8 miliardë apo 20% e gjithë financimit total për shëndetësinë.


Burimi: Ministria e Financave, INSTAT
Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania

Ecuria e financimit të Shëndetësisë; Popullsisë dhe Buxheti i Shëndetësisë për frymë.



Burimi: Ministria e Financave, INSTAT
Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania

Kontribuoi: Blerta zilja