Open Data Albania ka marrë në shqyrtim koston e borxhit për frymë në vitet 2010-2015, e cila shpreh shumën e interesave që paguhen nga Buxheti i Shtetit për huanë e marrë dhe ende të pashlyer në raport me popullsinë në një vit të caktuar.
Burimi: Ministria e Financave, INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA
Në pjesën e parë të periudhës, vitet 2010-2012, vihet re një luhatje e lehtë e treguesit në nivelet 14 254 lekë – 14 299 lekë, ndërkohë që viti 2013, referuar të dhënave të shpenzimeve faktike, rezultoi me rritje më të ndjeshme të kostos së borxhit për frymë. Në fund të 2013-s ai shënoi vlerën 14 950 lekë, 651 lekë më shumë se në vitin 2012. Megjithatë, ky nivel ishte më i ulët se sa parashikimi i bërë në fillim të vitit, i cili vlerësonte se treguesi do të arrinte në 15 455 lekë.
Viti 2014, bazuar në të dhënat e Buxhetit të Rishikuar, i cili solli një tkurrje të shpenzimeve për interesa nga 46.4 miliardë lekë që ishin në Buxhetin Fillestar në 42.7 miliardë lekë, pritet të reflektohet në rënie të kostos së borxhit për frymë. Nga 14 950 lekë që ishte në 2013-n, ai mendohet të shkojë në 14 745 lekë apo 1.37% më pak.
Situata ndryshon thelbësisht në vitin 2015. Interesat e parashikuara për këtë vit janë 51.5 miliardë lekë, 8.8 miliardë lekë më shumë se në vitin 2014, si pasojë e rritjes së lartë të stokut të borxhit një vit më parë. Kjo është reflektuar edhe në koston e borxhit për frymë, cili shkon në 17 783 lekë, duke shënuar nivelin më të lartë që nga viti 2010. Në këtë mënyrë, një familje mesatare prej katër personash që gjatë vitit 2014 ka kontribuar me 57 900 lekë në Buxhetin e Shtetit për të shlyer vetëm shumën e interesit të borxhit të marrë nga shteti, në 2015-n do t’i duhet të kontribuojë me 71 132 lekë, apo 13 232 lekë më shumë.
Duhet theksuar se në llogaritjen e këtij indikatori ndikon edhe ecuria e popullsisë, megjithatë, sikurse duket edhe nga grafiku në vijim, sjellja e kostos së borxhit për frymë shpjegohet në masën më të madhe nga interesat e paguara nga buxheti se sa popullsia.
Burimi: Ministria e Financave, INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA
Tabela në vijim paraqet gjithë informacionin mbi shumën e interesave sipas Buxhetit, popullsisë, kostos së borxhit dhe ndryshimin e tyre nga viti në vit për përiudhën 2010-2015.
Burimi: Ministria e Financave, INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA
Burimi: Ministria e Financave, INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA
Kontribuoi: Blerta Zilja

Open Data Albania po hulumton mbi Stokun e Borxhit Publik për vitin 2025 dhe Koston e tij, duke përfshirë nivelin e borxhit dhe kostos për frymë. Të dhënat për këtë studim janë marrë nga Ministria e Financave, treguesit e Kuadrit Makroekonomik e Fiskal 2025-2027, të rishikuar në qershor të këtij…

Open Data Albania po zbardh të dhënat për nivelin e Transfertës së Pakushtëzuar (TP) për Bashkitë nga Buxheti i Shtetit për periudhën 2017 – 2025. Ndarja e TP-së për vitin 2025 sipas bashkive është prezantuar në artikullin e publikuar tek ndiqparate.al. Transferta e pakushtëzuar (e përgjithshme dhe sektoriale) e planifikuar…

Open Data Albania po hulumton mbi perfomacën financiare të bankave të nivelit të dytë për vitin 2023. Të dhënat janë marrë nga bilancet e audituara që subjektet financiare banka depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB). Aktualisht në Shqipëri operojnë 11 Banka të Nivelit të Dytë, prej të cilave 5…