Sekretarja për Marrdhëniet me Publikun, Grida Duma, tha se EAG ka shënuar një tjetër rast korruptiv, që sipas saj mori miliona lekë nga Agjensia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, për një produkt që ishte prodhuar tashmë, bëhet fjalë për logon e agjenicsë. Duma tha se prokurimi u bë pasi EAG ishte shpallur fituese. Ankesat për shkelje procedurash nuk morën përgjigje, sipas saj.