Sipas një studimi të kryer mbi levizjet dhe riorganizimin e numrit te punonjesve qe ka pergatitur qeveria Rama per vitin 2015, rezulton se Ministria e Mirëqënies Sociale do të ketë dyfishin e punonjësve që ka aktualisht. Ndërsa ministria e arsimit ka reduktimin më të madh të administratës. Në vitin 2015 do të dyfishohet numri i punonjësve në Ministrinë e e Mireqenies Sociale dhe Rinise. Të dhënat janë publikuar nga një studim i Open Data Albania mbi levizjet dhe riorganizimin e numrit te punonjesve qe ka pergatitur qeveria Rama per vitin 2015.
Nese do ta krahasojmë me vitin 2014, vitin e ardhshëm do të ketë tkurrje te punonjesve në disa ministry dhe institucione shtetërore, ku më e prekura do të jetë Ministria e Arsimit dhe Sportit me 662 punonjes me pak dhe Ministria e Mbrojtjes me 499 punonjes me pak. Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise ka shtesen me te madhe te numrit te punonjesve me 1386 punonjes. Kjo eshte dhe levizja me e ndjeshme ne planin e ri te qeverise dhe ende nuk eshte e qarte se cila nevoje apo projekt i vitit 2015 ka motivuar dyfishimin e numrit te stafit te ministries se Veliajt nisur nga fakti se dy nga prioritetet kryesore te qeverise jane energjia dhe ndertimet pa leje.