Shqipëria aplikon një shkallë të lartë të TVSH-së në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Kjo edhe për produktet dhe shërbimet bazë siç është buka apo energjia.
Madje edhe Kosova e ka nivelin e TVSH-së 15 %, ndërsa Shqipëria e ka 20 % për çdo produkt dhe shërbim.
Sipas ‘Open Data Albania’, Shqipëria nuk duhet të përdor të njëjtin nivel TVSH-je për çdo produkt apo shërbim pasi kjo mënyrë prek direkt shtresat e varfra.
Të paktën për energjinë dhe produktet ushqimore, Qeveria duhet të mbante premtimin e nismës së saj për tatim progresiv, e cila është përdorur deri më tani vetëm për rrogat. Kështu e argumenton situatën Aranita Brahaj, drejtoreshë e Open Data Albania.