Bazuar në të dhëna të Thesarit të Shtetit, të sistemuara në katalogun Spending Data Albania rezulton një transaksion thesari i vonuar në ekzekutim me katër vite.
Ky transaksion është urdhëruar në datën 16  Mars 2010 dhe çuditërisht është ekzekutuar në datën 04/ 02/2014. Transaksioni i përket institucionit buxhetor Mirëmbajta Rrugë Rurale, Degë Thesari Korçë dhe është bërë në favor të firmës Joni sh.p.k. Përshkrimi i transaksionit është: Nd.Mirëmbajtjes së rrugëve Rurale Korçë shpenzime mirëmbajtje (emergjenca dimërore) Fatura 6, Dt 16. 03. 2010.