1.2 miliardë lekë është fatura e paguar nga shteti shqiptar për 6 procese gjyqësore të fituara nga ish pronarët në gjykatën europiane të të drejtave të njeriut. A1Report ka mundur të mësojë se kjo shifër është lëvruar në favor të personave që kanë fituar gjyqet me palë të paditur shtetin shqiptar.
Levrimi i kësaj shumë ka nisur më 18 mars dhe pagesa e fundit është realizuar me 4 prill për proceset Karagjozi, Manushaqe Puto, Memishaj, Delvina, si dhe procesi Eltari kundër Shqipërisë.
Çështjet për të cilat është paguar si pasojë e Vendimeve të Gjykatës Europiane janë:
1.       Çështja Karagjozi kundër Shqipërisë
2.       Çështja Manushaqe Puto kundër Shqipërisë
3.       Çështja Memishaj kundër Shqipërisë
4.       Çështja Delvina kundër Shqipërisë
5.       Çështja Luli dhe të tjerë kundër Shqipërisë
6.       Çështja Eltari kundër Shqipërisë.
 
Pagesa e kryer në tre muajt e parë të vitit 2015 për dëmshpërblime sipas Vendimeve të Gjykatës Europiane  për të Drejtat e Njeriut, është 1.84 herë më e lartë se të gjitha pagesat për këtë kategori transaksionesh të kryer në muajt e vitit 2014, vit ku shteti shqiptarë dëmshpërbleu në vlerën totale 656.076.123 Lekë.