Kreu i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj rezulton të marrë dy paga nga njësia vendore që drejton për 3 mandate radhazi. Sipas një raporti i Open Date Albania, ai ka 1 076 618 lekë të ardhura si kryetar i Bashkisë dhe 1 080 000 lekë si President i FK Apollonia. Të dyja pagat janë nga buxheti i shtetit, pasi klubi i futbollit të Apollonisë është një Shoqëri Aksionere, në të cilën Bashkia e Fierit zotëron 25 % të aksioneve.