Open Spending Albania” ka bërë publike të ardhurat vjetore për anëtarët e këshillit të lartë të drejtësisë. Sipas këtij raporti, përgjatë 2013 rezultojnë se dy anëtarët që kanë të ardhurat më të larta përkatësisht 4 milion e 3 qind mijë dhe 4 e 1 qind mijë janë Sokol Çomo dhe Xhezahir Zaganjori.
Pas tyre renditet kreu i KLD-s Nishani me të ardhura 2 milion e 660 mijë përfshi dhe të ardhrurat si president, ndjekur nga ish nën kryetari i KLD-s Elvis Çefa me të ardhura 2 milion e 489 mijë lekë në 2013.
Kjo renditje pasohet nga anëtari Ilir Mustafaj me 2 milion e 430 mijë, ndërsa pas tyre renditi ministri Nasip Naço i cili ka patur të ardhura në shumën e 2 milion e 312 mijë lekë.
Për 9-të anëtarët e tjerë të këshillit të lartë të drejtësisë të ardhurat vjetore në vitin 2013 rezultojnë nga 1.1 milion lekë më e ulta për Dritan Cakën deri në 1.7 milion lekë për Astrit Haxhialushin.
Në plotësimin e deklaratave të pasurisë anëtarët e KLD-s kanë vendosur si burim për këto të ardhura, Paga, Honorare, Mësimdhënie ne disa universitete e deri në ta ardhura nga qiraja.
16.000 euro rezulton të jenë të ardhurat e fituara nga qiraja në 2013 ngga gjyqtari Gjin Gjoni, teksa në pjesën më të madhe pasuritë e tyre të paluajtshme o nuk fugorjnë o janë pasuri e bashkëshorteve.