Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore u miratua nga Këshilli Bashkiak i Tiranës në bazë të Ligjit Nr. 8652/2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar, dhe Ligjit Nr. 9632/2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore”, i ndryshuar.  Kjo taksë hyri në fuqi në vitin 2016, me Vendim të Këshillit Bashkiak Tiranë Nr. 59/2015 “Për Sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore në Qytetin e Tiranës”. Kohëzgjatja parashikohej deri në vitin 2022 (për një periudhë 7 vjeçare). Bashkia vendosi të zgjasë edhe tre vite të tjera afatin e aplikimit të taksës, deri në 2025.

Detyrimi për taksën e përkohshme për infrastrukturën arsimore për kategorinë “Familjarë” paguhet në 12 këste të barabarta për çdo muaj, nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm dhe agjenti tatimor arkëtues është “Ujësjellës-Kanalizime Tiranë”. Për subjektet tregtare detyrimi arkëtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore brenda datës 20 prill.

Gjatë periudhës 2016 – Gusht 2024, Bashkia Tiranë ka arkëtuar 6.06 mliard lekë nga Taksa e Infrastrukturës Arsimore, me një mesatare vjetore rreth 683 milion lekë. Viti 2022 rezulton me arkëtimin më të lartë nga taksa e infrastrukturës arsimore, konkretisht rreth 760 milion lekë.

Rreth 62% e arkëtimeve nga taksa mbi infrastrukturës arsimore vijnë nga kategoria e subjekteve tregtare, ndërsa 38% nga familjet.



Burimi: Bashkia Tiranë, Buxheti: https://www.tirana.al/kategoria-e-publikimit/buxheti
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Bashkia Tiranë, Buxheti: https://www.tirana.al/kategoria-e-publikimit/buxheti
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Niveli i arkëtimit për periudhën 2016 – 2023, rezulon mestarisht 83% e planifikimit. Deri në vitin 2020 niveli i realizimit arrin deri në 80% të planit fillestar, ndërsa pas vitin 2020 realizimi kalon mbi 90% të planifikimit. Me përjashtim të vitit 2016, niveli i realizimit të arkëtimeve nga familjet është më i lartë se për bizneset, mesatarisht +11.8%.

Grafiku 2: Realizimi i Arkëtimeve nga Taksa e Përkohshme e Infrastrukturës Arsimore 2016-2023



Burimi: Bashkia Tiranë, Buxheti: https://www.tirana.al/kategoria-e-publikimit/buxheti
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Bashkia Tiranë, Buxheti: https://www.tirana.al/kategoria-e-publikimit/buxheti
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Qëllimi kryesor i aplikimit të taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore ishte krijimi i një burimi të dedikuar financiar për financimin dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore në qytetin e Tiranës. Në nëntor 2016 u hartua Studimi i Fizibilitetit, ku parashikohet ndërtimi i 17 shkollave, nëpërmjet kontratave koncesionare/PPP, të cilat u shpallën në vitin 2017.

Kosto totale koncesionare e parashikuar në shpalljen e 4 koncesioneve ishte rreth 6.57 miliard lekë.

Vetëm dy procedura koncesionare u finalizuan me lidhje kontrate. Kontrata e lidhur për Lotin 1, për ndërtimin e 5 shkollave me fitues “Agi Kons” shpk & “Met Engeneering” shpk & “Zenit&Co” shpk, të cilët themeluan në maj 2018 Shoqërinë Koncesionare Z.M.A.

Kontrata për Lotin 4 u lidh në shtator 2020 me fitues bashkimin e operatorëve “Alba Konstruksion” shpk & “Fusha” shpk & “Ed Konstruksion” shpk & “A&E Engineering” shpk & “Son Engineering and Consturction” shp & “Erzeni” shpk. (Shoqeria Koncesionare Tirana 4)

Deri në javën e dytë të dhjetorit 2024, Bashkia Tiranë ka paguar 1.85 miliard lekë përmes Transaksione Thesari, në favor të dy Kontratave Koncesionare/PPP për përmirësimin e infrastrukturës arsimore.

Për periudhën në fjalë rezulton që Bashkia Tiranë ka shpenzuar për përmirësimin e infrastrukturës arsimore vetëm 30.46% të të ardhurave nga taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore. Konkretisht 1.85 miliard lekë shpenzime nga totali i 6.06 miliard lekë të arkëtuara.

Tabelë: Kontratat Koncesionare/PPP dhe Shpenzimet përmes Transaksione Thesari për përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore Bashkia Tiranë



Kontratat Koncesionare/PPP dhe Shpenzimet përmes Transaksione Thesari për përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore Bashkia Tiranë


Burimi: Open Spending Albania, Open Corporates Albania, Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Konkretisht Shoqëria Koncesionare Z.M.A për ndërtimin e 5 shkollave ka arkëtuar nga Bashkia Tiranë 1.26 miliard lekë përmes 12 transaksioneve. Ndërkohë Shoqeria Koncesionare Tirana 4 për ndërtimin e 4 shkollave, përmes 6 transaksioneve ka arkëtuar në total 590 milion lekë deri në 13 dhejtor 2024.

Në një artikull të publikuar ne vitin 2017 Open Data Albania ka zbardhur Vendimmarrjen e Bashkisë për Projektin e Ndërtimit të 17 Institucioneve Arsimore përmes aplikimit të kontratave PPP dhe Koncesionar. Ky projekt startoi Me vendim të Kryetarit të Bashkisë nr. 15742, datë 24.05.2016, për ngritje komisioni për ndjekjen e procedurave të koncesionit (PPP) me titull Për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore të Bashkisë Tiranë. Të gjitha detajet e projektit dhe formën e planifikuar për kontraktim i gjeni duke klikuar https://ndiqparate.al/?p=7920.

Për më tepër informacion kërko dataset ne format Excel përmes [email protected].

Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli