Partitë Parlamentare janë subjekte tepër të rëndësishme në kontekstin e Fonde dhe Shpenzime Elektorale. Si të tilla ato përfitojnë edhe nga fonde publike e njëkohësisht kanë edhe fonde të tyre të krijuara ndër vite. Parti parlamentare janë parti që kanë fituar dhe zotërojnë të paktën një vend në kuvend nga zgjedhjet pararendëse. Në Zgjedhjet për Kuvend 2009, si parti parlamentare figurojnë PD, PSSH, LSI, PR, PSD, PAA, AD PBDNJ, PDK, PDSSH, BLD. Pesha e këtyre partive në totalin e fondeve elektorale është tepër e madhe. Në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2009 ato kanë 91.2 % të totalit.


Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009 http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Partitë parlamentare deklarojnë zyrtarisht se kanë mbledhur në total shumën prej 306 482 048 (treqind e gjashtë milion e katërqind e tetëdhjetë e dy mijë e dyzet e tetë) Lekë si mbështetje për fushatën zgjedhore. Kjo shumë e konsiderueshme përbëhet nga disa kategori fondesh dhe sipas burimit të financimit dallojmë 4 ndarje kryesore:

Totali i fondeve elektorale 2009, sipas 4 kategorive kryesore, partitë parlamentare

Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009 http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Sipas raporteve të subjekteve, partitë parlamentare në fushatën zgjedhore 2009 kanë përftuar nga buxheti i shtetit në total 64 077 264 ( gjashtëdhjetë e katër milion e shtatëdhjetë e shtate mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e katër) Lekë. Kjo përbën 21 % të totalit të fondeve të fushatës. Rregullat e shpërndarjes së këtij fondi janë parashikuar në Kodin Zgjedhor, nenin 87.

Te ardhura te subjekteve nga persona fizik ose juridik pra donacionet, ( Neni 89. Kodi Zgjedhor), janë një zë shume i rëndësishëm i pasqyrave financiare te partive politike parlamentare. Sikurse e shohim edhe te paraqitur grafikisht, ato zënë 29 % te totalit te fondeve, me një vlere absolute prej 90 347 316 Lekë.

Por burimi i cili financon pjesën me te madhe te madhe te shpenzimeve, është ai i fondeve te vete partive për fushatën. Këto fonde përbejnë 48 %  te totalit te fondeve, me një vlere apsolsute prej 147 384 395 (njëqind e dyzetë e shtatë milion e treqind e tetëdhjetë e katër mijë e treqind e nëntëdhjetë e pesë) Lekë.

Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009 http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Përpunimi dhe Analiza: ODA



Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009 http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Përpunimi dhe Analiza: ODA


Sikurse shohim edhe nga të  dhënat, Partia Demokristiane, në pasqyrat e saj financiare, nuk ka të deklaruar fond të përfituar nga Buxheti i shtetit. Kjo parti ne baze të ligjit, duhet të përfitojë domosdoshmerisht nga ky fond, pasi ajo është një parti parlamentare. Nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një mosdeklarim nga ana e subjektit, apo ne kundërshtim të plotë me ligjin, Partia Demokristiane, nuk ka përfituar nga Fondi Publik. Ne të dyja rastet, shkelja ligjore është e rëndë.

Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009 http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Përpunimi dhe Analiza: ODA



Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009 http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Kategoria e fundit, e cila na shfaqet vetëm në një rast subjekti zgjedhor, është koha ekstra e përftuar falas si reklamë politike (kjo përcaktohet në nenin 84 pika 6 në Kod). Në zgjedhjet 2011, përfitimi në bazë të kësaj klauzole ligjore shënon 2% të totalit të fondeve, me një vlerë absolute prej 4 673 073 ( katër milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë ë tre mijë e shtatëdhjetë e tre) Lekë, dhe shfaqet vetëm ne rastin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: R.E