Kontraktimet me statusin e Klasifikuar, janë blerje shërbimesh apo pajisjesh për të cilat për arsye sigurie autoriteti shtetëror nuk bënë njoftim publik dhe nuk publikon të dhëna dhe drafte të kontratës.

Duke qenë kontraktime të mbyllura pa garë, më një grup të caktuar kontraktorësh, pa oferta konkurruese të hapura ky grup veprimesh shpesh mund të karakterizohet edhe nga defekte të konkurrimit dhe konkurrencës.

I vetmi informacion që vjen për këto kontrata është ai përmes Transaksione Thesari ku Kompanitë Klient përfitues paguhen për shërbimin.

Një nga autoritetet që është legjitimuar për të kryer Kontrata të Klasifikuara për qëllime të sekretit dhe sigurisë shtetërore është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Infromacionit (AKSHI).

Për periudhën 2019 – 12 dhjetor 2024, përmes thesarit vetëm autoriteti shtetëror Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka realizuar 1 122 transaksione, me vlerë totale prej 6 640 295 292 Lekë (6.64 miliard lekë). Viti 2022 rezulton me vlerë më të lartë, rreth 1.74 miliard lekë pagesa për Kontrata të Klasifikuara.


Shënim: Për vitin 2024 transaksionet nga Thesari janë deri më 12 dhjetor.
Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Lista e transaksioneve, përfituesve, vlerave dhe datave të ekzekutimit të pagesës është në link si vijon.

https://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2019/inst_code/1087006/from_date_reg/2019-01-01/to_date_reg/2024-12-13/termi/klasifikuar